×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni i LDK-së: S’ka veç një fajtor për pandeminë, por duhet ta votojmë Ligjin për Rimëkëmbje

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Deputet i LDK-së, Ekrem Hyseni, në seancën ku po debatohet për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë, ka folur në emër të Grupit të tij Parlamentar duke thënë se s’duhet të kërkohet fajtor i vetën për një pandemi.

    Ai këtë e tha si kundërpërgjigje ndaj deputetëve të opozitës që kritikuan Qeverinë Hoti dhe mbajtën përgjegjëse për rritjen e numrit të rasteve me të infektuar.

    “Problemi më i madh i joni është që të mendohet se ka një fajtor. Kjo pandemi e ka gjunjëzuar botën në mënyrën më të papritur. Në duhet të jemi pro masave të cilat e vënë në kontroll pandeminë. Dhe përkundër nevojës për masa duhet të ruhet edhe ekonomia – atë e ruajmë kur bëjmë një balancë të të gjitha aktivitete ekonomike në vend, por duke e parë si prioritet shëndetin e popullatës”.

    “Ne gjithashtu duhet ta ruajmë edhe shëndetin e ekonomisë dhe të bëjmë gjithçka që ky shëndet të funksionojë. Për këtë ju duhet ta votoni Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike sesa të kërkoni fajtorë. Vaksina është dritarja që hymë në fazën e fundit të menaxhimit të kësaj pandemia. U diskutua edhe për vendosjen e masave dhe shtimin e kapaciteteve humane, por nuk krijohet specialisti brenda nate. Mungesa e tyre është një keqmenaxhim që s’e kanë parashikuar më herët se do të mund të ketë pandemi. Specializantët do të mbyllin një plagë të madhe në pandemi”.

    Hyseni tha se të gjithë ata që mund të japin kontribut që populli të del fitues dhe jo vetëm të kërkohet përgjegjësi, që sipas tij, përgjegjës janë të gjithë.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.