×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje e rëndë, 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit  I.A dhe E.H për vjedhje të rëndë në fshatin Malishevë të Gjilanit.

    Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Themelore në Gjilan.

    Përmes, një komunikate për media Gjykata ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me datë 15.11.2020, pas mesnate, në fshatin Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete ose personin tjetër kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë që me përdorimin e forcës me mjet të fortë kanë hapur dritaren dhe kanë depërtuar brenda, kanë demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marrë një kasafortë të hekurit të njëjtën e kanë thyer, gjithashtu kanë marrë një armë AK47, një pushkë gjuetie “Altay Magnum”, një pushkë pumparic, një pushkë karabin RKS – 2019, pesëmbëdhjetë fishekë të kalibrit 12A dhe 33 fishekë të kalibrit 9 mm.

    “Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se ka kryer veprat penale në bashkëkryerje “vjedhje e rëndë”, “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me veprimet e saj është jashtë kontrollit pasi sipas tij, po e...
    Lajme17 Korrik 2025
    Në një akt të vlerësuar të solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit, KosovaMed Healthcare ka dhuruar dy karrige elektrike të avancuara për personat...
    Lajme17 Korrik 2025
    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti. Për këtë, kryeministri në detyrë, Albin...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar ashpër Vjosa Osmanit pas deklaratave të saj se Hoti është jorelevant, dhe nuk ia...
    Lajme17 Korrik 2025
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët, pati sot nderin të mirëpresë Burkhard Balz,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një zjarr që përfshiu një qendër tregtare pesëkatëshe në qytetin irakian Kut ka lënë të paktën 60 të vdekur, thanë zyrtarët. Zjarri...
    Lajme17 Korrik 2025
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit e ka cilësuar Avdullah...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një 16-vjeçar shkaktoi panik në avionin e kompanisë “Spirit Airlines” pasi bëri një shaka të papërshtatshme duke thënë se kishte bombë, ndërsa...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania e afërt me dostat e zv.ministrit Hysen Durmishi është një hap larg marrjes së tenderit për punimet në një segment rrugor...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.