×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbyllen shkollat, shtohet numri i adoleshenteve shtatzëna në këtë shtet

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Organizatat joqeveritare që merren me shëndetin priprodhues kanë thënë se masat izoluese në mbarë botën mund ta rrisin numrin e adoleshenteve shtatzëna.

    Në qytezën e skajshme veriore të Kenisë, Lodëar, numri i adoleshenteve shtatzëna në mesin e personave që kërkojnë ndihmë nga organizata “International Rescue Committee” pothuajse u trefishua nga qershori në gusht të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Në kampin e refugjatëve në Kakuma, që ndodhet afër, numri i adoleshenteve shtatzëna u rrit për 51 nga marsi në gusht, krahasuar me shifrën prej 15 shtatzënash më shumë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan The Guardian.

    Ekspertët thonë se numri i adoleshenteve shtatzëna mund të jetë më i lartë, sepse disa prej tyre mund të jenë duke e shmangur vizitën te mjeku.

    “Ne e dimë që vajzat e reja që mbeten shtatzëna nuk marrin qasje në shërbimet shëndetësore si gratë e rritura për shkak të paragjykimit”, tha Ademola Olajide, përfaqësues i Fondit të Popullsisë në Keni, që është organ i Kombeve të Bashkuara.

    Ai shtoi se ky fakt i bën adoleshentët shtatzëna më të rrezikuara nga ndërlikimet shëndetësore dhe abortet e pasigurta.

    Në nivel botëror, shtatzënia dhe lindja e foshnjave janë shkaktarët kryesorë të vdekjes së vajzave nga mosha 15 deri në 19-vjeçare, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një zjarr që përfshiu një qendër tregtare pesëkatëshe në qytetin irakian Kut ka lënë të paktën 60 të vdekur, thanë zyrtarët. Zjarri...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një 16-vjeçar shkaktoi panik në avionin e kompanisë “Spirit Airlines” pasi bëri një shaka të papërshtatshme duke thënë se kishte bombë, ndërsa...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të kabinetit qeveritar...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Është bërë publik një vendim i vitit 2024 në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ku tregohet se Salih Mustafa...
    Lajme17 Korrik 2025
    Pas zyrtarizimit të kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka zbuluar edhe sloganin që do të shënojë rrugëtimin e tij në...
    Lajme17 Korrik 2025
    Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi përgjatë së mërkurës kanë dalë para gjykatores që të mbrohen në heshtje. Përmes korrupsionit, tre...
    Lajme17 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media, është pyetur edhe një herë për deklaratat e Grenellit. “E kam pa...
    Sport17 Korrik 2025
    Trajneri i ri i Polonisë, Jan Urban, ka deklaruar se prioriteti i tij i menjëhershëm është bindja e sulmuesit Robert Lewandowski për...
    Lajme17 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur edhe niherë për mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo në një konferencë për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.