×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia që nuk harrohet, Osmani përkujton 1133 fëmijët e humbur në luftë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Kryetarja e Kuvendit, njëherësh UD e presidentit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video të realizuar nga Fondi për të Drejtat Humanitare që i kushtohet fëmijëve të humbur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Osmani në shkrimin e saj thekson se është mirë të shihet në këtë video se çfarë ndodhi gjatë 1998-2000 ku si shkak i gjenocidit serb humbën jetën 1133 fëmijë.“Nuk është ky një rrëfim përrallash, por një realitet që përshkruan mizorinë e ndodhur përgjatë atyre viteve, ndaj më të vegjëlve.Secili nga këta fëmijë në këtë ekspozitë ka rrëfimin e vet, në të cilin shfaqet brutaliteti ndaj kësaj kategorie” shkruan Osmani në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Historia që harrohet, përsëritet! Një udhëtim virtual në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e Fondit për të Drejtën Humanitare- Kosovë është mundësi e mirë për të parë çfarë ndodhi më 1998-2000, vite në të cilat shkaku i gjenocidit serb, vendi ynë humbi 1133 fëmijë të moshave të ndryshme.Në uebfaqen e Kuvendit të Republikës së Kosovës http://www.kuvendikosoves.org/, kjo ekspozitë do të jetë në dispozicion për të gjithë vizitorët në vegëzën “Ekspozita virtuale “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”

    Nuk është ky një rrëfim përrallash, por një realitet që përshkruan mizorinë e ndodhur përgjatë atyre viteve, ndaj më të vegjëlve.Secili nga këta fëmijë në këtë ekspozitë ka rrëfimin e vet, në të cilin shfaqet brutaliteti ndaj kësaj kategorie.Nëpërmjet dëshmive autentike, ekspozita shpërfaqë më së miri, atë që ndodhi në atë periudhë, si një reflektim për të ardhmen që kemi përpara dhe bindje se liria do të ketë kuptim vetëm kur ata që quan dorë ndaj këtyre fëmijëve të marrin dënimin e merituar!Përveç linkut, që është vendosur në webfaqen e Kuvendit, më poshtë mund të shihni edhe një video të përgatitur nga vizita jonë në këtë ekspozitë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.