×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Financial Times: Në kërkim të marrëveshjes, Uashingtoni e rrëzoi një qeveri anti-korrupsion në Kosovë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Gazeta angleze, Financial Times ka realizuar një intervistë me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin, teksa në tekst është përmendur edhe ndërrimi i qeverive në fund të pranverës.

    Financial Times ka shkruar se Uashingtoni e ka inkurajuar rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti në kërkim të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç ndodhi në fillim të shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

    Në pranverë, Uashingtoni inkurajoi rrëzimin e një qeverie anti-korrupsion në Kosovë sepse kryeministri i saj nuk ishte i interesuar në drejtimin e negociatave me Serbinë duke u shtyrë nga administrata Trump. Dhe në shtator, pas një ndryshimi në qeveri në Prishtinë, Donald Trump priti presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë, ku të dy palët ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike, ka shkruar FT.

    Ish-kryeministri Albin Kurti, pasi u rrëzua me një mocion mosbesimi në Kuvendin e Kosovës, akuzoi emisarin special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, si shkaktar të kësaj.

    Kurti kishte thënë se se Grenell ka bërë presion ndaj LDK-së për të dalë kundër taksës dhe reciprocitetit dhe për ta rrëzuar qeverinë.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se Turqia dhe Serbia kanë vendosur të punojnë së bashku për t’i...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se është takuar me artistë të kryeqytetit. Në një postim në Facebook, ai ka pohuar...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Anton Quni i ka kërkuar llogaridhënie Qeverisë së Kosovës, sa i përket problemit të ushqimit në kazermat e Forcës...
    Të tjera
    Kronika12 Tetor 2024
    Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali. Ngjarja ndodhi rreth...
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka arritur të fitoj statusin e anëtares vëzhguese në Bordin Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kushti i kryeministrit Albin Kurti për të mos shkuar në Bruksel për dialog pa dorëzimin e Milan Radoiçiqit, nga AAK-ja po vlerësohet...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur dhe njëherë vendimet që u morën në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Në këtë mbledhje u miratua...
    Lajme12 Tetor 2024
    Sot, Zvicra përballet me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Ka dy vjet që kur këto dy skuadra nuk janë ballafaquar,...
    Kronika12 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë. Burri është ankuar se është sulmuar fizikisht nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.