×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania arreston tre persona për vjedhjen njëmiliardëshe në një muze

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    Policia gjermane bastisti disa apartamente në pjesë të ndryshme të Berlinit në oret e hershme të së martës dhe i arrestoi tre persona të dyshuar për përfshirje në vjedhjen e stolive me vlerë të madhe në një muze ku ndodhet një ndër koleksionet më të mëdha të stolive, bënë të ditur zyrtarët.

    Hajnat kishin hyrë në Muzeun “Green Vault” në Dresden në nëntor të vitit të kaluar dhe kishin arritur të merrnin së paku tri sete të stolive të shekullit XVIII, përfshirë diamante, shkruan Reuters,.Policia i bastisi 18 apartamente, garazha dhe vetura për gjetjen e stolive të vjedhura. Bastisjet u kryen kryesisht në distriktin jugor të kryeqytetit gjerman, Neukoelln, tha policia. Në operacion morën pjesë gjithsej 1.638 zyrtarë policorë. Për shkak të operacionit, gjatë ditës mund të ketë pengesa në qarkullimin rrugor.

    Tre personat e arrestuar do të dalin më vonë gjatë ditës para një gjykatësi dhe i përkasin kombësisë gjermane. Sipas policisë, ata janë arrestuar në pjesë të ndryshme të vendit, pa dhënë detaje tjera, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Sipas pamjeve të siguruara nga kamerat, në muze ishin futur dy persona përmes dritares në orët e hershme të 25 nëntorit të vitit të kaluar. Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes vetëm pesë minuta pas aktivizimit të alarmit, por hajnat kishin arritur të iknin.

    Vlera e stolive të vjedhura është vlerësuar rreth një miliard euro, sipas raportimit të gazetës “Bild”. Koleksioni i vjedhur i stolive dikur i përkiste Augustit II, që kishte shërbyer si mbret i Polonisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke kapur vlerën mbi 39 dollarë për ons, me...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i telefonoi kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.