×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi: Marrëveshja në mes Telekomit dhe Dardafonit krijon zgjidhje të përhershme

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Ministri Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se është arritur marrëveshja për zhbllokimin e llogarive të Telekomit.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Kuçi ka shkruar se me këtë marrëveshje me operatorin “Dardafone.net”, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë.

    Ai, ka thënë se kjo marrëveshje që tashmë është  nënshkruar nga vet ai dhe Bordi i Telekomit, do të bëjë zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj.

    Postimi i tij i plotë:

    Arrihet marrëveshja për zhbllokim të llogarive të Telekomit

    Sot kemi arritur me sukses të zhbllokojmë llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës dhe është nënshkruar një marrëveshje me operatorin ekonomik “Dardafone.net”.

    Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë.

    Kjo marrëveshje për zhbllokim të llogarive do të përcillet edhe nga një Marrëveshje Mirëkuptimi për Subvencionim të Kushtëzuar për Investime në operacionet vitale mes Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit.

    Kjo marrëveshje që tashmë e kam nënshkruar unë dhe Bordi i Telekomit, do të bëjë zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj.

    Me këtë marrëveshje mirëkuptimi, Telekomi ka marrë obligime për të investuar në teknologjinë e tyre, duke filluar nga implementimi i plotë i kodit shtetëror +383.

    Gjithashtu, në zotimet e Bordit të Telekomit, kjo ndërmarrje do të punojë për të shkurtuar shpenzimet.

    Duhet bërë e ditur që Telekomi i Kosovës  do të kthen këto mjete të subvencionimit në llogarinë e Qeverisë së Kosovës./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.