×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Kërcënimet hibride ruse -serbe janë rrezik për rajonin

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot mori pjesë në konferencën e Koalicionit të Lirisë së Mediave, i cili u mbajt në nivel ministror, ku shprehu domosdoshmërinë për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta kundër kërcënimeve hibride, siç janë dezinformimi dhe veprimet e lajmeve të rreme.

    Para një paneli të zgjedhur ministrash e ekspertësh të njohur të fushës, midis të cilëve ministri i Jashtëm i Kanadasë, François-Philippe Champagne, Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis dhe Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok etj.., ministrja Haradinaj-Stublla ngriti problemin që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor me lajmet hibride.

    Sipas komunikatës së MPJD, ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se Kosova është një shënjestër e vazhdueshme e një vale masive dezinformimi dhe lajmesh të rreme, të nxitura nga aktorë të huaj në përpjekjet për të ndikuar në debatin e brendshëm dhe rajonal.

    “Përmes lajmeve të rreme synohet të luhet me ankthet dhe emocionet e njerëzve duke rrezikuar mjedisin e qëndrueshëm të sigurisë në Kosovë dhe qetësinë publike. Pandemia Covid19 ka lejuar më shumë terren dhe hapësirë që ky synim destruktiv të përparojë me një ritëm alarmant”, u shpreh ajo, duke shtuar se “informacioni i rremë dhe mashtrues, i sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia, kryesisht rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe zhvillimeve gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, po synon të dëmtojë kohezionin etnik dhe është kundërproduktiv ndaj përpjekjeve të SHBA-ve dhe BE-së për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje reciproke, në kufijtë ekzistues”.

    Ky ishte takimi parë në nivel ministror i Koalicionit të Lirisë së Medias, i përbërë nga një grup prej 37 vendesh ku Republika e Kosovës është anëtare e plotë dhe e barabartë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit. Në rrjetin e...
    Lajme18 Korrik 2025
    Me nga 1 vit burg u dënuan 10 prej të akuzuarve në rastin ‘Veteranët’. Në mesin e të dënuarve edhe Agim Çeku,...
    Lajme18 Korrik 2025
    Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me komentet rreth çmimeve në hotelin ku po qëndron të Kryeministri Albin Kurti në...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë, vjen si shkak i...
    Lajme18 Korrik 2025
    Arrestimet për spiunazh janë dëshmi e një rreziku të vërtetë për sigurinë kombëtare dhe një kërcënim i vazhdueshëm për stabilitetin e vendit....
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Besnik Berisha reagoi pas një pamjeje shqetësuese të publikuar në rrjete sociale, ku disa punëtorë shihen duke punuar në një objekt...
    Lajme18 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të ketë temperatura deri në 30 gradë Celsius, ndërkaq të...
    Lajme18 Korrik 2025
    Universiteti i Prishtinës ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga kandidatët për studentë në Fakultetin e Mjekësisë, lidhur me gabime të mundshme...
    Sport18 Korrik 2025
    Dmitri Seliu – i cili është agjent i futbollistëve – ka folur rreth situatës së sulmuesit shqiptar, Mirlind Dakut. Ai ka dhënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.