×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Drejtori i OBSH-së: Vetëm vaksina nuk mjafton në mposhtjen e pandemisë

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri.

    “Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së.

    Kur bëhet fjalë për vaksinën, shefi i OBSH-së, por edhe zyrtarët tjerë të organizatës, janë munduar të ulin optimizmin e ngjallur në ditët e fundit, pasi laboratorët e kompanive Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre, e cila është në fazën e tretë të testimit, është 90 për qind efektive.

    “Fillimisht, sasitë do të jenë të kufizuara dhe për këtë arsye personeli mjekësor, të moshuarit dhe personat në rrezik do të kenë përparësi dhe ne shpresojmë që kjo të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të mbijetojnë”, tha Ghebreyesus, duke paralajmëruar se “do të ketë akoma shumë hapësirë për përhapjen e virusit”.

    Prandaj, ai bëri thirrje që masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe.

    Një valë e re e pandemisë i ka detyruar shumë vende të marrin kufizime shtesë për të frenuar përhapjen e virusit.

    Rastet e para me koronavirus u paraqitën në fund të vitit 2019 në Kinë. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për virusin.

    Në muajin mars OBSH-ja e shpalli pandeminë e COVID-19, sëmundjen që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

    Sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani në nivel global janë infektuar mbi 54 milionë njerëz, prej të cilëve mbi 1 milionë e 300 mijë kanë vdekur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sot kë rënë sistemi i Policisë së Maqedonisë së Veriut në të gjithë territorin e saj, dhe kjo ka bërë që të...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka reaguar pasi SHBA nga 1 gushti ka njoftuar se do të vendosë tarifë tregtare prej...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    BE-ja është e përgatitur të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e saj nëse ShBA-ja vazhdon me vendosjen e një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi zyrtar ka kërcënuar me...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën ofroi mbështetje të plotë ndaj procesit të çarmatosjes së militantëve kurdë, të cilët kanë filluar...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tensionohet edhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Sherri ka nisur me drejtorin e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tre shtetas të Shqipërisë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, për vepra të ndryshme penale. Të njëjtit, sipas Policisë së Shqipërisë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sulmi vdekjeprurës i papritur në Gaza ishte pothuajse aq tronditës sa vendndodhja e tij, shkruan CNN. Natën e së hënës, një grup...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.