×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkelën masat antiCovid, ndëshkohen me gjobë 1 mijë e 710 qytetarë dhe 10 administratorë lokalesh

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

    Ndëshkohen me masë administrative, 1 mijë e 710 qytetarë dhe 10 administratorë lokalesh që u konstatuan duke mos i respektuar këto masa gjatë fundjavës.

    Masë administrative edhe për 38 qytetarë dhe 3 subjekte që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë.

    Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

    Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1710 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

    Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 10 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

    Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në fundjavë, për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 3 subjekte ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

    Gjithashtu, gjatë fundjavës, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 38 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

    Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./tch/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ka publikuar të dhëna të reja për fluksin e turistëve të huaj që...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Mendova se do të vdisja” Një alpinist në kantonin e Jurës u sulmua dhe u plagos rëndë nga një tufë lopësh. Perderisa...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Në vitin 2024, Inspektorati Federal për Instalime të Punës së Rëndë shqyrtoi mbi 1,000 pajisje elektrike. Rezultati: një e pesta e tyre...
    Të tjera
    Vip15 Korrik 2025
    Arjola Demiri së fundmi po shijonë pushimet në bregdet. Ajo ka publikuar disa imazhe në instastory të cilat nuk ikën pa u...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sot u bë e ditur se Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran...
    Lajme15 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditue se përgjatë gjashtë muajve të parë në Prishtinë janë shqituar 104 mijë e 324 gjoba...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ka publikuar të dhëna të reja për fluksin e turistëve të huaj që...
    Lajme15 Korrik 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës e ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshëm vendimin e ministrit Hekuran...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Mendova se do të vdisja” Një alpinist në kantonin e Jurës u sulmua dhe u plagos rëndë nga një tufë lopësh. Perderisa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.