×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Po vazhdojmë të gjejmë zgjidhje për presidentin –Opozita s’i ka votat ta rrëzojë Qeverinë

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Haziri thekson se nuk beson që do të rrëzohet Qeveria Hoti. Por, shton se nëse nuk arrihet të zgjidhet presidenti i ri, atëherë vendi domosdoshmërisht do të shkojë në zgjedhje.

    “E para, duhet me nënvizu që Qeveria e pakicës edhe më tutje mbahet në kuadër së marrëveshjes së partnerëve: LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet. Përderisa vendi i presidentit dhe mosarritja e një marrëveshje për president, lë hapësirë për vazhdimin e negociatave lidhur me mundësinë e zgjedhjes së presidentit nga ana e partnerëve të koalicionit në koordinim edhe me opozitën. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë duhet me gjetë një alternativë tjetër e cila i jep mundësi ose të zgjedhet presidenti ose të ketë zgjedhje të reja parlamentare. Deri atëherë edhe më tutje po vazhdojmë me bisedime lidhur me gjetjen e mundësisë së zgjedhjes së presidentit. Qeveria në anën tjetër është e pacënueshme dhe pa atakume në funksionim të saj si ekzekutiv”, deklaroi Haziri për Gazeta Blic.

    Deklarimet nga zyrtarët e opozitës, se shumë shpejtë do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti, Haziri nuk i merr seriozisht. Thotë se nuk do të mund ta arrijnë një gjë të tillë, për shkak që nuk i posedojnë votat e mjaftueshme.

    “Nuk i kanë votat. Nuk pres që mocioni të arrijë legalisht legjitimitetin për tu inicu, për tu inicu edhe mund por për të rrëzu nuk di a munden me arritë një shumicë të mjaftueshme për me rrëzu Qeverinë Hoti”, thotë Haziri.

    Gjatë ditës, deputetja opozitare, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kur të vijë mocioni i mosbesimit në Kuvend, shumica do të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë, duke shtuar se vetëm disa deputetë të LDK-së, do të votojnë kundër.“Natyrisht se mbetet aktuale kërkesa jonë për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë apo mosbesimin e Qeverisë Hoti.

    Por do të rishikohet në javët në vijim ripozicionimi ynë si Grup Parlamentar, në kuptimin e organizimit dhe marrjes së mbështetjes dhe nga deputetë të tjerë të gatshëm për të rrëzuar Qeverinë Hoti. Nuk mund të mohoj, as pohoj në këtë moment dhe këto rrethana. Por besoj që mund të ketë mjaftueshëm deputetë të shumicës shqiptare, por edhe pakicave të tjera për të ftuar seancën fillimisht, e më pastaj për të votuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Hoti.

    Po mendoj se kur arrihet ajo pikë mund të mbeten vetëm disa deputetë të LDK-së që do të mbështetin këtë qeveri, ashtu siç po shihet dallimet po thellohet edhe ndërmjet partnerëve qeverisës, por edhe partitë që e kanë mbështetur”, kishte thënë Kusari-Lila.Për këtë çështje gjatë ditës, Gazeta Blic ka biseduar edhe me nënkryetarin tjetër të LDK-së, Agim Veliu i cili ka deklaruar kurdo që i ka opozita votat t’i dërgojnë në Kuvend dhe pastaj Kuvendi vendosë.

    “Me deklarata të Mimoza Kusarit nuk ia vlenë me u marrë. Nuk më intereson mu ajo punë fare a i ka votat opozita a si ka, kur t’i kanë votat le ti çojnë në Kuvend. Kuvendi vendosë”, tha Veliu.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë...
    Lajme03 Maj 2024
    Të premten u promovua revista “An Innovation” e studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se mbështet dhe inkurajon gazetarët. “Lajmet e rreme minojnë demokracinë...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor...
    Lajme03 Maj 2024
    Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.