×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mehmeti: Ekonomia pritet të tkurret në 7.2%

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Avdullah Hoti, si dhe me ministren e Ekonomisë Hykmete Bajramin ka thënë se BQK-ja do t’i mbështesë politikat e Qeverisë dhe se do të punojë me parimin e ekonomisë së lire.

    Sipas tij, sektori bankar në pandemi ka qenë stabil, teksa ka shtuar se ekonomia pritet të shënojë një rënie në 7.2 % shkaku i masave të pandemisë.

    “Në fillim të pandemisë është aktivizuar ekipi i vazhdimësisë për të siguruar funksionalitet të plotë në të gjitha bankat. BQK që në fillim të masave kufizuese ka treguar aktivitet të lartë që të ndihmojë agjentët ekonomik për përballim të kësaj situate. Ne kemi qenë në komunikim të rregullt me institucione ndërkombëtare dhe të gjitha aktivitetet i kemi në koordinim me këto. Banka Qendrore Evropiane ka aprovuar kërkesën e Bankës Qendrore për të vendosur një linjë të financimit në vlerë 100 milionë euro, e vlefshme deri në qershor 2021 e cila mundëson të huazojë likuiditet për institucionet financiare për shkak të mosfunksionimit së tregjeve”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se BQK-ja ka ndihmuar me të gjitha kapacitetet e saj profesionale Qeverinë në përpilimin e një pakoje ekonomike dhe mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë ekonominë e vendit.

    Ai ka thënë se sektori bankar vazhdon të mbetet stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar.

    “Raporti i likuiditetit shënon 37.7 % që është mbi minimum 25 %, kreditë e përformuesit 2.7 % dhe mbulueshmëria e tyre me provizione është 138.2 %. Kreditë në muajin gusht 2020 shënojnë 3.02 miliardë euro duke shënu trend të rritjes edhe këtij viti me një rritje 7.6 %. Vlera e kredive të reja të lëshuara në periudhën janar-gusht 2020 është 912.5 milionë euro që është rënie prej 5 %. Megjithatë gjatë korrikut dhe gushtit kemi të dhëna premtuese, kreditë e reja shënojnë rritje mbi 320.7 milionë euro ndërsa vitin e kaluar për periudhën e kaluar ishin 260 milionë euro, pra kishte rritje vjetore 23 %”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Korrik 2025
    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë janë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë,...
    Bota/Rajoni10 Korrik 2025
    Bitcoin ka arritur një rekord të ri historik, duke tejkaluar 112,000 dollarë. Bëhet e ditur se Bitcoin është rritur me afërsisht 20%...
    Ekonomi10 Korrik 2025
    Tashmë janë bërë mbi dy vite që prej kur Kosova u vu nën sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. Ato që nga...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do mbajë takim me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Durmishi. Për vdekjen e tij ka shkruar nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se 46 herë është ikur nga përgjegjësia...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga Komuniteti serb Nenad Rashiq, ka folur pas dështimit të seancës së 46-të konstituive. Ai u pyet nga gazetarët rreth deklarimit...
    Lajme13 Korrik 2025
    Fadil Demaku, deputeti i betuar i PDK-së nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar VV-në që nuk po mbajnë përgjegjësi...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Pasi Komisioni për Votim të Fshehtë nuk u formua, kryesuesi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.