×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive: Gjenden mbetje mortore në Rashkë të Serbisë (Foto)

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Që tri javë kanë filluar gërmimet në Rudnicë  dhe Kizhevak të Rashkës në Serbi  ku po dyshohet se janë  trupat e më shumë se 7 ose 8  shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit (1998-1999), raporton portali Front Online.

    Burime të portalit Front Online, nga vendi i ngjarjes në Kizhevak, kanë bërë të ditur se sot janë gjetur disa gjetje mortore të cilat dyshohet se janë të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit.

    “Sot, para një ore kemi gjetur disa gjetje mortore në Kizhevak regjion i Rashkës, dyshimet janë se trupat janë të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit”,  ka bërë të ditur ky burim për Front Online.

    Lidhur me vazhdimin e gërmimeve për varrezat masive të shqiptarëve për Front Online ka folur edhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

    Ai tha se sot ka udhëtuar për Serbi, ku dhe po bëhen gjurmimet e trupave të shqiptarëve.

    “Unë jam duke shkuar në Serbi, gërmimet kanë filluar që tri javë, kemi shumë vështirësi gjatë gërmimeve sepse që 5 vite punohet në Kizhevak, unë jam i sigurt se këtë herë do të gjejmë diçka”, tha shkurt Gërxhaliu për Front Online.

    Ndërsa ditë më patë përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, lidhur me gërmimet që po bëhen në Rashkë, ka reaguar edhe mjeku, Naim Uka, i cili për disa ditë ka qëndruar atje.

    Ai ka thënë se ççështja e dhimbjes sonë kombëtare (çështja e të pagjeturve), është keqpërdorur skajshmërish nga përfituesit injorant të poenave politikë, poenave të karrierës (çfarëdo karriere qoftë, politike apo profesionale) dhe përfitimeve të llojllojshme të liga dhe tē poshtra.

    Më poshtë mund ta lexoni postimi I plotë:

    Të shkruaj apo të heshtë?!

    Të heshtë apo të flasë?!

    Gjithmonë kam zgjedhur përjashtimin e heshtjes në raport me gjithqka tjetër, qoftë edhe me pasoja të paparashikueshme.

    Çështja e dhimbjes sonë kombëtare (çështja e të pagjeturve), është keqpërdorur skajshmērisht nga përfituesit injorant të poenave politikë, poenave të karrierës (qfardo karriere qoftë, politike apo profesionale) dhe përfitimeve të llojllojshme të liga dhe tē poshtra.

    Po shkruaj nga regjioni i Rashkës, ky dyshohet se janē ri-varrosur (fshehur kufomat) të disa nga të pagjeturit tanë.

    Nga e hëna, asnjë telefonatë, asnjë sms nga kushdoqoftē (Ministri i Drejtësisë, Sekretari i pērgjithshëm i Ministrisë, Drejtori i Institutit, anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, anëtarët e grupeve punuese për dialog për të pagjeturit, ndonjë anētar i komisionit parlamentar për të pagjeturit etje etj (qē marrin madje edhe rroga për çēshtjen e të pagjeturve)!!???

    Madje, sipas lajmeve që lexuam në portale deputetēt e parlamentit tonē sot paskan qenë të nxënë me prioritete tjera dhe si pasojë paska dështuar edhe mbajtja e seancës për të pagjeturit!!!

    I kuptoj edhe politikanët, se nga tē pagjeturit nuk kanë vota, mirēpo si mund të kuptohen gjithē ata “heronjë” të gjallë të çështjes së të pagjeturve (me rroga e pa rroga), si nuk po ngriten të fitojnë edhe pak famë e emër në kurrizin tonë dhe të çështjes?!

    Jemi në regjionin e Rashkës, duke punuar dy mjekē ligjor (javën e kaluar dy kolegë të tjerë, kurse këtë javë unë me një kolegë tjetër), dhe gjithë ditën e ftoftë duke vēshtruar dhe pērcjellur lugën e madhe të eskavatorit duke u ngulur në gurishten e trishtë, sikur ngulet në indet tona… dhe duke pritur se po del një asht i vetëm në sipërfaqe… duke u drejtuar nga retë e dendura dhe të ftohta me lutje, çdo moment kur e humbim shpresën… duke shpresuar në fatin e mirë…. duke u lutur që të përfundojë edhe kjo kohë e përfituesve të poshtër të çështjes së personave të pagjetur….

    P.s. për të tillët edhepse të poshtër e të ligë, nuk mund të ua dëshirojë fatin e të pagjeturve. Prandaj, gjetshi at që e meritoni!

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria në Ferizaj ka propozuar shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e zyrtarit...
    Lajme15 Korrik 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidenti i Letonisë Edgar Rinkevics, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e ka konfirmuar mbështetjen e vendit...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pas dështimit të seancës së 47-të të Kuvendit të Kosovës, në një lokal të kryeqytetit, vetëm pak metra larg ndërtesës së Qeverisë,...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e...
    Vip15 Korrik 2025
    Ka disa kohë që modelja e ish-banorja e “BBVK”-së është larguar nga syri i mediave. E kjo jo krejt rastësisht. Burime të...
    Sport15 Korrik 2025
    Skuadrat kosovare të hendbollit, në të dyja konkurrencat, i kanë mësuar emrat e ekipeve kundërshtare në garat evropiane për sezonin 2025/26, në...
    Lajme15 Korrik 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Klinё, me 14.07.2025, rreth orës 21:20, është njoftuar nga QMF-Klinё, se njё person...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.