×
  • Lajme
  • Lajme

    Të mërkurën seanca statusore e Speciales ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Konferenca e parë statusore në rastin kundër katër anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të mbahet të mërkurën, 18 nëntor në orën 11:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë.

    Gjykatësi i procedurës paraprake ftoi të katër të akuzuarit në rast – Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, si dhe avokatët e tyre mbrojtës për të marrë pjesë në këtë konferencë.

    Në Rregullorën e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96, thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thirr një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”.

    Katër eprorët e UÇK-së janë paraqitur javën e shkuar për herë të parë para Gjykatës Speciale.

    Më 9 nëntor, Krasniqi dhe Thaçi ishin të parët që u paraqitën para gjykatës me seli në Hagë me ç`rast u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Një ditë më pas të martën e 10 nëntorit, edhe Kadri Veseli pati paraqitjen e parë para kësaj gjykate ku u vetëdeklarua i pafajshëm, kurse Rexhep Selimi ishte i fundit që u përball me Specialen më 11 nëntor ku gjithashtu u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

    Ata akuzohen për krime lufte./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Ekipet përfundojnë aksionin për sot, kërkimet për trupin e mërgimtarit i cili u hodh në Ujman do të vazhdojnë nesër. Kërkimet e...
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, që vjen nga radhët e PDK-së, ka prezantuar aderimin më të ri në radhët e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i organit përgjegjës...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Ndërsa ndihmat e diskutueshme nga ajri rifilluan në disa pjesë të Gazës të dielën, disa palestinezë folën për vështirësitë e tyre për...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me barishte në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, më...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, ku u...
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë muajit maj, dy kongresiste amerikane qëndruan për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Më 30 maj në Prishtinë, republikania Claudia Tenney dhe...
    Lajme27 Korrik 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar kandidaturën e Abdyl Gashit për kryetar të Komunës së Artanës. Sipas VV-së, “Abdyl Gashi është kandidati që përfaqëson...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.