×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritje rekord i numrit të të infektuarve, në SHBA po vendosen masa shtesë kundër pandemisë

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 11 milionë. Shumë shtete po fuqizojnë masat kundër pandemisë në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

    Së fundi Miçigani dhe Uashingtoni kanë vendosur masa më të rrepta për të frenuar përhapjen e COVID-19.

    Në Miçigan shkollat e mesme dhe kolegjet do të mbyllen dhe restorantet do ta kenë të ndaluar të ofrojnë shërbime brenda.

    Edhe në Uashington do të vlejë e njëjta masë për restorantet, ndërsa aty do të mbyllen edhe palestrat, kinematë, teatrot dhe muzetë.

    Në Shtetet e Bashkuara është rritur edhe numri i të hospitalizuarve.

    Mesatarisht, më shumë se 1.000 njerëz në ditë po vdesin nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në rreth 250.000.

    Ekspertët janë duke u bërë thirrje njerëzve që ta trajtojnë me seriozitet përhapjen e koronavirusit, sidomos tani kur po afrohet Festa e Falënderimeve dhe ajo e Krishtlindjes.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, pas shpalljes nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për progresin e madh që po e bën Shqipëria drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian....
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.