×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sulme kibernetike ndaj kompanive që prodhojnë vaksinën anti-covid

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Hakerë nga Rusia dhe Koreja e Veriut kanë tentuar të kryejnë sulme kibernetike ndaj kompanive që po punojnë për të prodhuar vaksinën anti-covid.

    Lajmi është konfirmuar nga Microsoft, që ka deklaruar se një grup rus dhe dy grupe të Koresë së Veriut kanë qenë të përfshirë në sulmet e fundit kibernetike.

    Hakerat synonin të merrnin të dhënat për kërkimet e vaksinës. Sipas Microsoft, u zbuluan përpjekje për të hyrë në sistemet kompjuterike të ndërmarrjeve farmaceutike.

    Studiuesit e vaksinave anti-covid në Kanada, Francë, Indi, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në shënjestër të këtyre sulmeve.

    Një nga grupet e hakerave të Koresë së Veriut kishte dërguar email duke pretenduar se ishin zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe kishte kërkuar që të dorëzonin letrat kredenciale. Disa përpjekje dështuan, tha Microsoft, ndërsa disa të tjera rezultuan të suksesshme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke kapur vlerën mbi 39 dollarë për ons, me...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i telefonoi kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.