×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nuk e besonte virusin, infektohet me Covid-19 miliarderi Elon Musk

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Kreu i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk pranoi se me shumë gjasë është një prej të ashtuquajturave “raste të buta” të koronavirusit, por sërish e theksoi se në testet që kishte bërë në disa laboratorë, kishte marrë rezultate të ndryshme.

    Miliarderi ka qenë skeptik ndaj pandemisë, dhe në fillimin e saj i mëshonte idesë se “paniku mund të shkaktojë më shumë dëm sesa virusi”.

    Tani, 49-vjeçari rrëfen se ka simptoma të ngjashme me ato të një rrufe të lehtë.

    Të premten, ai deklaroi se ishte testuar katër herë, dhe brenda ditës kishte marrë dy përgjigje pozitivë dhe dy negative, duke vënë kështu në dyshim saktësinë e testeve të koronavirusit.

    “Ka diçka të çuditshme këtu. Nëse gjëra të tilla më ndodhin mua, u ndodhin edhe të tjerëve”, shkruante ai.

    Miliarderi sqaroi se kishte bërë testin e shpejtë të antigjenit nga BD, duke iu referuar me shumë gjasë testeve të “Becton Dickinson and Co”, të cilat e nxjerrin rezultatin për 15 minuta. Business Insider kontaktoi me kompaninë për të marrë një koment prej saj, por nuk pati asnjë të tillë.

    Pas kësaj, tha se po priste rezultatin e testit PCR- që konsiderohet si standardi i artë për Covid-19.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2011, duke kapur vlerën mbi 39 dollarë për ons, me...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i telefonoi kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, për të diskutuar sulmin...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.