×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Të martën dhe mërkurën reshje shiu. Temperaturat në rënie. Të premten intervale më të gjata me diell.

    Ditën e hënë vijon të mbajë mot i njëjtë, në mëngjes me mjegull, e gjatë ditës intervale me diell. Sipas Prishtina Weather mbi Itali po formohet një ciklon, që gjatë ditës së martë sjell shtim të vranësirave, e mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e ditës së mërkurë sjell kushte për të reshura shiu. Në zona më të larta malore priten mundësi edhe për reshje bore.

    Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, me tendencë të rënies përgjatë ditëve të fundjavës, kur parashihet të depërtojnë masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit.

    Koncentrimi i ndotësve ajror mbetet ende i lartë, megjithë depërtimit ciklonik në perëndim të rajonit, që kushtëzon qarkullim të mjaftueshëm ajror. Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të mbeten përreth vlerave të pashëndetshme, e gjatë ditës do të zbresin në vlera mesatare.
    16.11 – Në mëngjes ftohtë, në ultësira mjegull/vranësira të ulëta. Ditën më butë, kryesisht kthjellët dhe intervale me diell.

    17.11 – Kryesisht me vranësira. Orëve të mëngjesit, nëpër ultësira mjegull. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, në zona malore me mundësi edhe për reshje bore.

    18.11 – Përgjatë mëngjesit vazhdojnë reshje lokale shiu. Ditën kryesisht me vranësira.

    19.11 – Kryesisht me vranësira, pasdite intervale me diell.

    20.11 – Në mëngjes më ftohtë, vende-vende me ngrica. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

    Temperaturat minimale me një tendencë të rritjes, do të luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet në rënie nga 14C deri në 8C.

    Nga dita e martë era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.

    Shtypja atmosferike në rënie të lehtë ditën e hënë, më pas në rritje duke mbetur mbi vlera normale.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.