×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, me fjalë të rënda për Albin Kurtin

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Analisti politik, Rron Gjinovci e ka kritikuar ashpër fjalimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtit gjatë konferencës së sotme për media, ku i doli në mbrojtje ish-krerëve të UÇK-së që po akuzohen nga Specialja. Kjo paraqitje e ish-kryeministrit nuk i ka përlqyer as ish-këshilltarit të tij politik dhe bashlëthemeluesit të partisë, Shkëlzen Gashit, shkruan Gazeta Express.

    “Një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime”, e ka quajtur Gjinovci fjalimin e Kurtit në mbrojtje të të akuzuarve nga Specialja, duke e cilësuar si ndërhyrje të politikës në drejtësi.

    Ndërsa Gashi, i cili ishte shkarkuar nga Kurti nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratës se ish-pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime ndaj serbëve, ka thënë fjalë të rënda për Kurtin, duke e cilësuar si populist, demagog dhe se po flet “palidhje”.

    Teksa një komentues ka pyetur se a është bërë Kurti populist me konferencën e sotme, Gashi ka replikuar: “Ndoshta s’u ba, por është, vetëm i doli në pah edhe një here :D”.

    E kur një komentues tjetër i tha Gashin se “kështu e paske këshillu”, Gashi ia ka kthyer: “Jo unë nuk e këshilloj askënd me qenë demagog e me folë palidhje”.

    Kurti sot në një konferencë për media ka kërkuar që shteti ta organizojë mbrojtjen juridike për ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen në Hagë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një aksident ka ndodhur në fashitin Kçiq të Mitrovicës. Në këtë aksident që ka ndodhur në ora 21:34 është përfshirë një veturë...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.