×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bosnja po mbanë zgjedhjet lokale

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Në Bosnje dhe Hercegovinë po mbahen zgjedhjet lokale, të cilat ishin planifikuar të mbahen më herët, por u vonuan për shkak të një krize për miratimin e buxhetit.Gati 3.4 milionë votues kanë të drejtë të zgjedhin këshillat e bashkive dhe kryetarët, në dy rajonet autonome të vendit – Federatën Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska. Zgjedhjet po mbahen edhe në Qarkun neutral të Bërçkos.Qendrat e votimit u hapën në 07:00 dhe do të mbyllen në 19:00. Rezultatet paraprake priten nga mesnata.

    Votuesit në qendrat e votimit duhej të respektonin distancën fizike për shkak të pandemisë së koronavirusit.
    Zgjedhjet u planifikuan fillimisht të mbahen më 4 tetor. Por, vonesa e qeverisë për miratimin e një buxheti kombëtar, duke përfshirë financimin për zgjedhjet, çoi në shtyrjen e tyre.Qyteti jugor i Mostarit -i ndarë etnikisht – do të mbajë zgjedhje veçmas më 20 dhjetor.

    Këto zgjedhje do të jenë të parat në Mostar në 12 vjet dhe do të vijnë pasi partitë kryesore boshnjake dhe kroate të Bosnjë dhe Hercegovinës në qershor arritën një marrëveshje për një statut të ri për qytetin.Mostari nuk ka mbajtur zgjedhje komunale që nga viti 2008 për shkak të dështimit të autoriteteve për të zbatuar një vendim të vitit 2010 nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e cila vendosi që struktura e ndarjes së pushtetit të qytetit ishte antikushtetuese dhe duhej reformuar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendimi për të vazhduar me shitjen e armëve i dërgon një mesazh të...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të kryejë goditje të drejtpërdrejta në territorin...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, e dha emrin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti kur u kërkua propozimi i kësaj partie për...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti....
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ka ndërprerë fjalën deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha. E njëjta në foltore beëri thirrje të respektohet...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ka dështuar edhe seanca e sotme në tentativë për të konstituar legjislaturën e re të kuvendit. Edhe në të 47-tën, propozimi i...
    Lajme15 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha doli në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të folur me letra, pasi kryesuesi i seancës, Avni...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nisi edhe e radhës. Tashmë seancat në tentativë për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë parlamentare janë bërë numra. Sot po regjistrohet e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.