×
  • Lajme
  • Lajme

    ​KMDLNj: S’ka kushte për rrëzim të Qeverisë e as për zgjedhje të parakohshme

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka përkrahur nismën e kryeministrit Avdullah Hoti për konsultime me subjektet politike për të gjetur mënyrë për zgjedhje të Presidentit të Kosovës, duke vlerësuar se nuk ka kushte për zgjedhje të reja.

    KMDLNj ka kërkuar unitet të subjekteve politike dhe jopolitike kosovare për tejkalimin e situatës që është shumë e rëndë dhe vetëm pastaj të bisedohet për zgjedhje eventuale.

    “KMDLNj mbështetur në situatën shumë të rëndë të shkaktuar nga COVID-19 vlerëson se pas konsultimit të subjekteve politike mund të caktohet një kandidat konsensual për President të Kosovës , pa pasur nevojë të shkaktohet krizë institucionale. Në këto rrethana nuk ka kushte as për rrëzim të Qeverisë e as për zgjedhje të parakohshme. Në rastin më të mirë, nëse ka marrëveshje të subjekteve politike për zgjedhje të parakohshme, ato nuk mund të mbahen para muajit qershor 2021”, thuhet në reagim.

    KMDLNj po ashtu ka këkruar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë projektligjin për rimekëmbjen ekonomike, në mënyrë që të zbusin gjendjen tejet të rëndë të bizneseve në Kosovë.

    KMDLNJ thotnë se nëse ky projektligj nuk votohet pashmangshëm do të falimentojë shumicën e bizneseve, dhjetëramijëra vende të punës do të mbyllen e për pasojë do të varfërojë shumicën e qytetarëve të Kosovës.

    Komunikata e plotë e KMDLNj-së:

    KMDLNj, ripërsërit kërkesën drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në mënyrë që të zbusin gjendjen tejet të rëndë të bizneseve në Kosovë e që, nëse nuk votohet pashmangshëm do të falimentojë shumicën e bizneseve, dhjetëramijëra vende të punës do të mbyllen e për pasojë do të varfërojë shumicën e qytetarëve të Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovë, me mosvotimin e këtij ligji do të bartin përgjegjësi për qytetarët e Kosovës që po vuajnë nga varfëria dhe pasiguria shkaku i humbjeve të vendeve të punës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës mund edhe të mos pajtohen me buxhetin e propozuar por duhet ta kenë të qartë se Buxheti i Kosovës, në rrethana aktuale nuk është Buxhet zhvillimor por i mbijetesës.

    KMDLNj, edhe në bazë të kërkesave të shumë qytetarëve, edhe më heret por edhe tani kërkon që paratë e kursyera duhet të shfrytëzohen sipas vullnetit dhe nevojave që i kanë qytetarët e jo që Trusti të vendosë se sa para mund të tërheqin . Deputetët e Kuvendit të Kosovës , me propozim të Qeverisë duhet me urgjencë të ndryshojë Ligjin për Trustin dhe të krijojë kushte dhe mundësi që qytetarët të disponojnë me kursimet e tyre jetësore e jo që për këtë të vendosë Trusti. Këtu nuk mund të diskutohet as shuma 10% e as 30% por se qytetari merr vendim për shumën që i duhet sikur në të gjitha vendet tjera. Duhet të bëhet e qartë se këto para nuk janë të Trustit por të qytetarëve. Ndryshimi i Ligjit për Trustin duhet të bëhet shpejt . Në rrethana të një energjence ekonomike të shkaktuar nga pandemia, parat e Trustit do të ndihmonin shumë qytetarët të përballojnë këtë gjendje.

    KMDLNj përkrahë nismën e kryeministrit Hoti për konsultime me subjektet politike për të gjetur mënyrë për zgjedhje të Presidentit të Kosovës dhe nëse nuk merren vesh atëherë të caktohet data për zgjedhje të reja. Në rrethanat aktuale KMDLNj vlerëson se nuk ka kushte për zgjedhje të reja andaj dyshon edhe në arsyeshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar komune në Besianë- Podujevë dhe në Mitrovicë. KMDLNj kërkon unitet të subjekteve politike dhe jopolitike kosovare për tejkalimin e situatës që është shumë e rëndë dhe vetëm pastaj të bisedohet për zgjedhje eventuale. KMDLNj , mbështetur në situatën shumë të rëndë të shkaktuar nga COVID-19 vlerëson se pas konsultimit të subjekteve politike mund të caktohet një kandidat konsensual për President të Kosovës , pa pasur nevojë të shkaktohet krizë institucionale. Në këto rrethana nuk ka kushte as për rrëzim të Qeverisë e as për zgjedhje të parakohshme. Në rastin më të mirë, nëse ka marrëveshje të subjekteve politike për zgjedhje të parakohshme, ato nuk mund të mbahen para muajit qershor 2021.

    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Korrik 2025
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka publikuar disa tabela, në të cilat ka paraqitur nivelin e importit nga Serbia në periudhën janar-maj 2024 dhe...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka pranuar sot një informacion për një mjet të dyshuar në një pompë të derivateve, në rrugën Prishtinë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që të tregojë se kush, sipas tij, ishin deputetët...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Sot në Deçan është zhvilluar një ecje simbolike për Sadri Nezirajn ecte që çdo ditë me djalin e tij Azemin, shpesh duke...
    Lajme16 Korrik 2025
    Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me, siç thotë, sulmin ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Një biznesmen japonez është dënuar me tre vjet e gjysmë burg në Kinë për spiunazh, tha ambasada japoneze në Pekin. Burri, i...
    Sport16 Korrik 2025
    Një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit vjen nga Mali i Zi, ku klubi i futbollit Arsenal Tivat është...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot, janë tashmë rrugës për në Ukrainë,...
    Vip16 Korrik 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka publikuar së fundmi një fotografi atraktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.