×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid-19 – Kjo është gjendja e pacientëve në mjekimin intensiv në QKUK

    FrontOnline
    15 Nëntor 2020

    21 pacientë po trajtohen në mjekimin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja vazhdon të jetë e rënduar derisa vetëm në 24 orët e fundi janë konfirmuar 765 raste pozitive në vend.

    Kryeshefi i mjekimit intensiv doktor Rexhep Gjyliqi ka dhënë detaje.

    “Në mjekimin intensiv të cilin e kemi dedikuar për të sëmurët me Covid-19 janë të shtrirë pacientët të cilët janë në gjendje më kritike se të tjerët. Aktualisht janë të shtrirë 21 pacientë, prej tyre, shtatë janë në ventilim mekanik”, tha ai për RTK-në.Gjyliqi tha se kanë marrë të gjitha masat për tu ardhur në ndihmë pacientëve.“Gjendja është e rënduar mirëpo në mjekimin intensiv e kemi përgatit një njësi tjetër e cila është ngjitur me mjekësinë intensiv”, tha ai.

    Gjyliqi theksoi se aktualisht nuk kanë probleme me mungesë të stafit, pavarësisht se shumë prej personelit janë duke u trajtuar nga sëmundja.

    “Sikur çdokund në Europë edhe te ne është vërejtur mungesë e anesteziologëve në përgjithësi. Ne aktualisht kemi 10 anesteziologë të cilët janë të infektuar dhe të cilët po qëndrojnë në shtëpi. Fatmirësisht nuk janë të sëmurë rënd. Gjithashtu janë edhe 20 infermierë të klinikës tonë të cilët janë duke u trajtuar nga kjo sëmundje”, tha Gjyliqi.

    Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 28.616 nga 117.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 10.752.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.