
Sot, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka më shumë femra beqare të punësuara dhe kjo ka dhënë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë amerikane.
Femrat që punojnë kontribuojnë më shumë se 7 trilionë dollarë në ekonominë amerikane. Deri në vitin 2030, 45% e grave që punojnë nga mosha 25 deri në 44 në Amerikë do të jenë “single”
Janë disa sektorë që përfitojnë nga puna e mirë e femrave beqare: veshjet, kujdesi personal, restorantet apo qendrat e relaksit, të cilat shpenzojnë shuma të konsiderueshme për këto shërbime. Femrat beqare shpenzojnë më shumë në këto sektorë sesa ato të martuarat.
Gjithashtu, sipas “Morgan Stanley”, më shumë femra pritet që të blejnë makina në vitet në vijim dhe në krahasim me meshkujt janë vajzat beqare që kryesisht zgjedhin makina të reja. Kështu, pas buzëkuqit dhe takave të larta, femrat beqare po shndërrohen në gra gjithmonë e më të fuqishme.