×
  • Lajme
  • Lajme

    BE paraqet qëndrime të kundërta me SHBA-të rreth funksionimit të Speciales

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Disa ditë pas arrestimit të krerëve të UCK-së, Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit në SHBA ka shkruar se Gjykata Speciale nuk po i heton edhe krimet serbe në Kosovë, edhe pse këtë e ka në juridiksion. Përderisa, Specialen e kanë cilësuar si gjykatë njëetnike.

    E për këtë komunikatë të Komitetit për Punë të Jashtme në Amerikë, Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të japë përgjigje të qartë në interesimin e RTK-së.

    Në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së për politikë të jashtme e siguri, Peter Stano, vlerësohet kontributi i Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara.

    “Dhomat e Specializuara do të mbajnë përgjegjës personat që kanë kryer krime individualisht, dhe nuk do të mbajnë përgjegjësi për asnjë grup etnik, organizatë ose komunitet”, tha Stano për RTK.

    Për dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian po pretendon se mandati dhe juridiksioni i Speciales është mirë i përcaktuar. Por, pa specifikuar nëse Specialja do të hetojë edhe krimet serbe të kryera në Kosovë.

    “BE ka mirëpritur përpjekjet dhe vendimin e autoriteteve të Kosovës për t’i krijuar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si institucione të pavarura gjyqësore, që veprojnë në përputhje me mandatin e tyre të përcaktuar mirë”, thuhet në përgjigje.

    Por, mbi çfarë baze po thirret Komiteti për Politikë të Jashtme në Amerikë, kur po kërkon hetimin e krimeve serbe?

    Kjo është e përcaktuar qartë edhe në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ku thuhet se Specialja ka juridiksion edhe mbi krimet e kryera ndaj shtetasve të Kosovës.

    “Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi personat e nënshtetësisë Kosovare/IRJ apo mbi personat që kanë kryer krime në kuadër të juridiksionit të tyre lëndor kundër personave me nënshtetësi kosovare/IRJ kudo që janë kryer ato krime”, thuhet në Ligj.

    Përderisa Specialja ende nuk ka hetuar asnjë krim serb, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbajtur seancat e para, ku janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

    Një seancë e radhës për ecurinë e çështjes në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, është caktuar më 18 nëntor.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Korrik 2025
    Të Enjten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat në disa zona mund të kushtëzojnë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, Zyra e Rregullatorit të Energjisë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ndaj mënyrës se si Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur operacionin e FSK-së në Veri, lidhur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Dy vajza dhe një i rritur të zhdukur që nga një shpërthim i madh që shkatërroi një impiant biokarburantesh në Nebraska janë...
    Lajme30 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet...
    Lajme30 Korrik 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pasi Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) për tregun...
    Lajme30 Korrik 2025
    Nga zemra e fabrikës së Comoditas në Gjakovë, një ngarkesë prej 4000 dyshekësh po kalon oqeanin Atlantik për të mbërritur në brigjet...
    Lajme30 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se situata me mos/konstituimn e Kuvendit flet për mungesë të përgjegjësisë politike të...
    Bota/Rajoni30 Korrik 2025
    Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni të nivelit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.