×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 1.3 milion viktima nga Covid-19 në botë

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Më shumë se 1.3 milion njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri në të gjithë botën, sipas të dhënave nga burime zyrtare të mbledhura nga AFP.

    Në total, ka të paktën 1.303.783 viktima për 53.380.442 raste të deklaruara të Covid 19 edhe pse ekspertët thonë se të dhënat zyrtare ka gjasa të përfshijnë vetëm një fraksion të numrit total të infektimeve dhe viktimave. Rastet e reja dhe numri i viktimave po rritet sërish ndërsa një valë e dytë infektimesh ka prekur Evropën dhe shtetet e bashkuara.

    Pothuajse një në pesë viktima është regjistruar në SHBA, ndërsa Brazili është vendi i dytë më i prekur në botë, i ndjekur nga India, Meksika dhe Britania e madhe. Bota ndërkohë i është gëzuar këtë javë lajmit për një avancim të madh në kërkimet për vaksinën kundër koronavirusit, por një ekspert i OBSH paralajmëroi se keqinformimi dhe mosbesimi i publikut do ti bënte vaksinat të padobishme.

    SHBA raportoi më shumë se 184 mijë raste të reja koronavirusi të premten, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë, dhe 1431 viktima. Në total, SHBA ka mbi 10.7 milionë raste koronavirusi dhe 244 mijë viktima. Ndërkohë në të gjithë vendin, vetëm të premten, u shtruan në spital mbi 68 mijë të prekur nga koronavirus

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që vendos sanksione ndaj të gjithë individëve që nxisin dhe ndihmojnë migracionin e...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Nga të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.