×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitorja e Bidenit nuk pritet të sjellë ndryshime në Qeverinë e Kosovës, thonë analistët

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Zgjedhjet po shihen si skenari më i mundshëm pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit. Koalicioni LDK-AAK nuk ka marrëveshje për shef të shtetit, kurse PDK’ja nuk ka dhënë sinjale se do ta mbështesë qeverinë Hoti me numra në Kuvend për ndonjë emër potencial. Perceptimet se ndryshimi i administratës amerikane do të sjellë edhe ndryshimin e qeverisë në Kosovë nuk po shihet si opsion i mundshëm nga njohësit e rrethanave politike.

    Vjosa Osmani ka hyrë në zyrën e Hashim Thaçit në presidencë si ushtruese e detyrës pasi ai dha dorëheqje shkaku i konfirmimit të aktakuzës.

    Por mandati i Osmanit do të jetë vetëm gjashtë muaj dhe përgjatë kësaj periudhe Kuvendi duhet të votojë një president të ri.

    Deri më tani vetëm Ramush Haradinaj ka shpallur haptaz kandidaturën e tij por që nuk ka marrë ndonjë konfirmim të partnerit qeverisës LDK’së se do ta mbështesë atë.

    Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e brishtë të qeverisë Hoti me numra në Kuvend, gjë që u dëshmua edhe sot me mos mbajtjen e seancës për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, në krejt këtë “hallakamë” institucionale, skenari që po shihet si zgjidhje janë zgjedhjet e reja në vend.

    Analisti i çështjeve politike Imer Mushkolaj thotë duhet të mbahen zgjedhje të reja dhe se partitë politike duhet të legjitimojnë edhe njëherë fuqinë e tyre tek kutitë e votimit.

    “Unë besoj që duhet me pasë zgjedhje të reja përshkak se jemi në situatë të delegjitimimit të votës së qytetarëve. Në këtë situatë jemi që prej themelimit të qeverisë Hoti dhe është e domosdoshme që partitë politike ta legjitimojnë edhe njëherë forcën e tyre përballë kutive të votimit”, thotë Mushkolaj.

    Mushkolaj thotë se mbajtjen ose jo të zgjedhjeve do ta përcaktojë arritja e një marrëveshje për presidentin.

    “Zgjedhjet i determinon arritja ose jo për presidentin e që po duket se ka probleme nga partnerët e koalicionit. Me këtë logjikë unë konsideroj që do të duhej që me u caktu zgjedhjet e reja në kohën e përshtatshme me një marrëveshje paraprake politike të domosdoshme. Nëse vazhdohet me harnime të tilla me përpjekjet që me mbajtë gjallë një qeveri që duket se ka probleme me mënyrën e funksionimit kjo është vetëm humbje kohe që do t’i kushtojë vendit. Krejt varet me marrëveshjet politike që munden me bo subjektet politike, pasi që duhet me pasë parasysh edhe situatën me Covid-19. Prapë po them që është koha që partnerët qeverisës duhet të merren vesh që të shkojmë në zgjedhje të reja para se të harnojnë koalicionin”, tha ai, teksa shtoi se LDK’ja është e gatshme për çfarëdo lëshimi t’ia bëjë PDK’së vetëm që koalicioni të vazhdojë

    Megjithatë ai nuk e sheh si të ndërlidhur ndërrimin e administratës amerikane me zgjedhjet në Kosovë.

    “Unë nuk e kisha lidhë mbajtjen e zgjedheve në Kosovë me administratën e re amerikane. Nuk është që inaugurimi i presidenti të ri amerikan i determinon zgjedhjet në Kosovë më shumë se kjo”, u shpreh ai.

    Njësoj mendon edhe analisti tjetër Fitim Salihu, i cili thotë se administrate e Joe Biden nuk do të merret me shpalljen e zgjedhjeve të reja në Kosovë.

    “Nuk mendoj që administrata e re amerikane do të merret me gjëra të këtilla, ashtu siç nuk besoj që ndërhyrja dhe ndikimi amerikan në Kosovë ka qenë ndonjëherë gjer në këtë shkallë sa të determinojë qeveri të reja.

    “Nuk mendoj qe administrata e re amerikane do te merret me gjera te ketilla, ashtu siç nuk besoj qe nderhyrja dhe ndikimi amerikan ne Kosove ka qene ndonjehere gjer ne kete shkalle sa te determinoje qeveri te reja”, tha Salihu.

    Ai ka përmendur edhe kohën kur qeveria Kurti sipas tij ka sulmuar publikisht amerikanët, administrata Trump nuk ia ka kthyer publikisht me të njëjtën gjuhë.

    “Kur një qeveri kosovare futet në ngërç komunikimi me amerikanët mund të dorëzohet vetë, por nuk besoj që amerikanët do të ndikonin direkt në ndërrim qeverish në Kosovë. Edhe kur Qeveria Kurti publikisht sulmonte amerikanët, administrate e Trumpit asnjëherë nuk e ka kundërsulmuar me të njëjtën gjuhë gjuhë publikisht qeverinë Kurti. Nëse nuk e ka bërë atë gjë administrata e Trumpit, e cila ka qenë shumë më politikisht jokorrekte se tjerat, nuk e besoj që administratat pasuese do të kenë një qasje të tillë në Kosovë”, tha ai.

    Salihu tutje u shpreh se nuk beson që do të ketë koordinim me amerikanët lidhur me zgjedhjet e reja.

    “Nuk besoj që do të ketë koordinim me amerikanët as për fatin e zgjedhjeve të reja. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në terma makropolitike dhe orientimesh të përgjithshme, por dyshoj që merren me detaje të këtilla. Për më tepër edhe sikur hipotetikisht të ndodhte një gjë e tillë, ndryshimi i administrative në Shtëpinë e Bardhë nuk do të nënkuptonte ndryshim preferencash politike. Fakti që politikanët tonë kanë bërë tifo për kandidatë të ndryshëm presidencialë në ShBA, nuk do të thotë që një institucion serioz sikurse është diplomacia amerikane do të merrej me tifozeri adoleshente për politikanët tonë. Amerikanët komunikojnë me institucione kosovare, pavarësisht kush është në krye të tyre. Një pjekuri të tillë politike, fatkeqësisht disa politikanë tonë akoma nuk e kemi arritur dhe e shohim politikën amerikane me emocione tifozësh adoleshente. Por fakti tanët janë aq të papjekur nuk do të thotë që është e papjekur edhe politika dhe diplomacia e shtetit më të fuqishëm në botë”, u shpreh Salihu.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Dëshminë e tij në këtë seancë do ta jap Leonard...
    Kronika14 Korrik 2025
    Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në komunën e...
    Kronika14 Korrik 2025
    Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që kishin sulmuar zyrtarët policorë, në kohën kur po iu shqiptonin gjobë për kundërvajtje. Si...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej “vetëm 30 përqind” për produktet e BE-së më 1...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për medie. Sot, platforma “Liria ka emër” pritet të mbajë konferencë për media. Ngjarja fillon nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, raportohet se është lënduar lehtë gjatë një prej sulmeve të Izraelit në Iran muajin e kaluar. BBC, duke...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.