×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimet që i mori komuna e Ferizajt për të menaxhuar situatën me COVID-19

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Komuna e Ferizajt ka marrë disa vendime të reja për të menaxhuar situatën me COVID-19.

    Ferizaj gjendet në zonën e kuqe, pra kjo komunë po përballet me masa më të rrepta për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.

    Kryetari i komunës, Agim Aliu, përmes një postimi ka treguar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent Lokal.

    Qendra e Mjekësisë Familjare në Neredime, do të shndërrohet në hapësirë për trajtimin e rasteve të infektuar.

    Po ashtu janë marrë edhe disa vendime të tjera të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

    Bashkëqytetarë të nderuar!

    Për të menaxhuar me efikasitet, rastet në rritje me virusin COVID-19 në Ferizaj, në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent Lokal morëm vendim:

    ? Qendrën e Mjekësisë Familjare në Neredime, ta shndërrojmë në hapësirë për trajtimin e rasteve të infektuar dhe dyshuar me virusin COVID-19, të cilat referohen në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizaj;

    ? Me hapësirën e re në QMF- Neredime rrisim kapacitetin në 50 shtretër shtesë për trajtimin e pacientëve;

    ? Shkollën e papërdorur në Lloshkobare ta bëjmë gati si hapësirë alternative për trajtimin e pacientëve në rast rritjes së vazhdueshëm të kërkesës për hospitalizim;

    ? Hapësirat e objektit të vjetër të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik të rregullohen tërësisht në afat optimal për nevojat e trajtimit shëndetësor të pacientëve të infektuar apo dyshuar.

    Me këto zgjidhje, Ferizaj mbulon nevojat për hapësira shëndetësore, duke pasur mjaftueshëm, për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin COVID-19. Po kështu, edhe medikamentet, pajisjet e materialet tjera mbrojtëse janë të bollshme për trajtimin e rasteve.

    Juve bashkëqytetarë ju mbetet zbatimi i formulës së thjeshtë: mbani maskën, respektoni distancën fizike e pastroni vazhdueshëm duart që të shmangni infektimin.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar në Srebrenicë për...
    Lajme11 Korrik 2025
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 18 korrik do të mbajnë Kongresin e radhës,...
    Lajme11 Korrik 2025
    “Betimi për Drejtësi” raporton se tre komandantë të stacioneve policore janë shkarkuar: Komandanti i Policisë në Pejë, Idriz Atashi; Komandanti në Suharekë,...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një tryezë diskutimi...
    Vip11 Korrik 2025
    Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri i ka vënë flakën rrjetin me disa foto hot që ka postuar në Instagram. E veshur me...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se më 1 korrik të këtij viti, e ka dërguar...
    Lajme11 Korrik 2025
    Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat...
    Lifestyle11 Korrik 2025
    Dashi Financiarisht, mund të keni shpenzime të papritura. Në punë, do të keni mundësi për bashkëpunim dhe njohje. Në çështjet e dashurisë,...
    Opinione11 Korrik 2025
    Shkruan: Adri Nurellari Në pranverën e vitit 1831, një aristokrat i ri francez, vetëm 25 vjeç, Alexis de Tocqueville, hipën në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.