×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori i UP-së: Vuçiq po e teston Bidenin, Kosova po merret naivisht dhe emocionalisht me presidentin serb

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Berisha po konsideron se Kosova s’duhet të merret në mënyrë naive dhe emocionale me tema koti që i nxjerr Aleksander Vucic si ne rastin e fundi kur krahasoi konfliktin e ngrirë Nagarno-Karabakh me Kosovën.

    Aleksander Vucic, në një paraqitje publike, tha se raportet mes Kosovës dhe Serbisë mund të esklaojnë sikurse kishte ndodhur me konfliktin e ngrirë ndërmjet dy shteteve Nagarno-Karabakh. Për këtë arsye, ai kishte thënë se duhet të përmbyllet problemi me Kosovën në mënyrë që as gjeneratat e ardhshme të mos kenë probleme më.

    Berisha ka vlerësuar se reagimi i zyrtarëve shtetërorë të Kosovës vjen edhe për shkak të inferioritetit postkolonial në raport me Serbinë.

    “Është koha e fundit që Kosova të përqëndohet në punët e veta, duke mos përfillur as Vuçiqin as Serbinë. Marrja kështu në mënyrë naive, emocionale me të, vetëm sa humbë dhe shkatërron energjitë e zhvillimit dhe të emancipimit shtetëror. Është punë koti, pra. Dhe, shprehje e ndjenjës së inferioritetit postkonlonial”, ka shkruar Berisha, në një reagim në Fb.

    Berisha kërkon nga Shteti kosovar të caktojë agjendën e të mos lejojë që Vucic të përcaktojë se çka duhet të bëhet e flitet nga shqiptarët e Kosovës.

    “Është një sharllatan që mbijeton duke krijuar skandale me ndërhyrjet banale në Kosovë dhe duke zhvendosur agjendat e shtetit tonë në tema koti. Kështu ishte edhe me retorikën e tij demagogjike për mundësinë e “shkrirjes e konfliktit të ngrirë” në Kosovë me krahasimet koti me kontestin në Nagorno-Karabakh. Politika dhe qeveritarët duhet të kuptojnë më në fund, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që duhet t’ia caktojë agjendën vetes. Ky është thelbi”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja Mimoza Kusari-Lila është deklaruar pak para nisjes së seancës së 48-të konstituive. Ajo thotë se zhbllokimi i Kuvendit do të duhej...
    Lajme17 Korrik 2025
    Një qytetar i Mitrovicës, njëherësh ish-minator ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës. Ai para gazetarëve kërkoi që sa më shpejt të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar më 17 korrik 2025 në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, nën...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot  një konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 16:30...
    Lajme17 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte Sllavisha...
    Kronika17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj dy personave, që deklaruan rrejshëm lidhur me një aksident trafiku gjatë ditës së djeshme në...
    Artikull i Sponsoruar17 Korrik 2025
    Super Loja 2025 e Petrol Company është kthyer në sensacionin më të madh të vitit. Dhe lajmi më i mirë? Po flasim...
    Sport17 Korrik 2025
    FC Prishtina do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë në Ligën e Evropës. Bardhekaltrit pësuan humbje të thellë, 0:4 në ndeshjen e...
    Kronika17 Korrik 2025
    Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren. Sipas ankueses, viktima rezulton e zhdukur që nga 13 korriku. Policia ka nisur hetimet,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.