×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari Peci i del në mbrojtje shefes së tij Osmani karshi kritikave për gjuhën me ndërkombëtarët

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Këshilltari Faton Peci i ka dalë në mbrojtje shefes së tij, ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.

    Ai ka thënë se intervistën që e dha Osmani për AP-në, po e kritikojnë vetëm serbët dhe disa anëtarë të LDK-së.

    Këta të fundit i ka akuzuar se po e bëjnë këtë për interes personal e jo qytetar.

    Reagimi i tij vjen si kundërpërgjigje ndaj anëtarit të kryesisë së LDK-së, Anton Berisha, i cili tha se presidenti Rugova nuk u sillte kështu me miqtë ndërkombëtar siç po sillet tash e para e shtetit.

    Postimi i plotë i Pecit:

    “Në intervistën dhënë Associated Press (e publikuar tashmë anekënd botës), u.d. Presidentja Vjosa Osmani flet për krimet e kryera nga Serbia, për fëmijët e vrarë e gratë e dhunuara. Ajo kërkon përgjegjësi e drejtësi për ato krime, duke potencuar se Serbia nuk do të ndryshojë përderisa nuk ka presion mbi të nga BE-ja. Prandaj, Serbia nuk do të duhej të trajtohej si fëmijë i lazdruar përderisa udhëhiqet nga njerëz të regjimit të Millosheviqit e nuk kërkon falje për krimet.

    u.d. Presidentja po kritikohet e sulmohet nga i madh e i vogël në Serbi…dhe çuditërisht nga disa të “rikthyer” në LDK, parim i të cilëve është jo interesi qytetar, po ai personal!”

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.