×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Partitë parlamentare larg konsensusit për presidentin

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Zgjedhja e një kandidati për president të vendit duket të jetë vështirë e arritshme për koalicionin aktual qeverisës. Megjithëse LDK pret diskutim përtej partive në pushtet për të gjetur një zgjidhje, në Lëvizjen Vetëvendosje mohojnë kategorikisht përfshirjen, në atë që ata i quajnë, pazare për postin e kreut të shtetit. Ndërsa në PDK thonë se kjo temë është vetëm e koalicionit qeverisës dhe se nuk është diskutuar asnjëherë brenda partisë.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë për KosovaPress se nëse ka një marrëveshje të gjerë për një zgjidhje të caktuar do të marrin vendimet e duhura, por thotë se “votë blanco” nuk japin për askënd.

    “Kjo është çështje më gjithëpërfshirëse dhe duhet të diskutohet përtej koalicionit. Ky koalicion qeverisës e ka të pamundur të zgjidhë çështjen e presidentit dhe duhet një konsultim më i gjerë se konsultimin brenda koalicionit. […] Kjo nënkupton se duhet të ketë konsultime më të gjëra, përfshi Vetëvendosjen dhe PDK-në për të arritur një proces të suksesshëm në Kuvend. […] Nëse ka marrëveshje të gjerë për një zgjidhje të caktuar atëherë normal që ne do diskutojmë dhe do të marrim vendimet e duhura. […] Nuk mundet askush të japë ‘vota blanco’ për askënd”, thotë ai.

    Por kundër çfarëdo lloj përfshirjeje për emërimin e një presidenti të ri, pa zgjedhje të reja, u shpreh deputetja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

    “Nuk mundemi të përfshihemi në pazaret të cilat i sjellin vetëm dëme vendit. E dyta të cilat nuk kanë asnjë peshë apo relevancë për qytetarët në këtë moment. Në këtë moment për qytetarët është e rëndësishme t’i kthehet legjitimiteti një qeveri të re. Të ketë vendimmarrje të mirëfilltë për qytetarët dhe natyrisht legjislatura e radhës të vendosë për një kandidat apo kandidate konsensuale dhe që reflekton unitetin në vend dhe jo që synon, ashtu siç kemi parë deri tash, vazhdimin e politikës së pazareve prej postit të presidentit”, thotë ajo.

    E deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se zgjidhja e një presidenti të ri për vendin nuk është temë brenda partisë dhe se asnjëherë nuk është diskutuar.

    “Kjo nuk është temë brenda PDK-së. As nuk është diskutuar dhe as nuk është duke u diskutuar”, tha ai ditë më parë.

    Ndërkaq, rol të rëndësishëm në votimin e një presidenti të ri, Arton Demhasaj nga shoqëria civile e sheh tek AAK-ja.

    Sipas tij, nëse kjo e fundit nuk lëshon pe në kërkesën e tyre për kandidaturën e Ramush Haradinajt atëherë vendi shumë lehtë mund të shkojë në zgjedhje të reja.

    “Duke marrë parasysh se çelësi i zgjidhjes së këtij problemi dhe krijimi i shumicës së nevojshme për t’u zgjedhur presidenti është tek AAK-ja atëherë me gjasë mund të ndodh që AAK-ja mos të lëshojë pe tek pozita e presidentit, pastaj do të lindë nevoja që PDK me LDK-në të gjejnë një zgjidhje që t’i japin më shumë hise PDK-së në qeveri në mënyrë që vendi mos të shkojë në zgjedhje. Të dyja janë të mundshme, por me gjasë për shkak të pozicionit të fortë që AAK-ja e ka në këtë moment dhe mund të mos lëshojnë pe”, thotë ai.

    KosovaPress ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga AAK-ja për këtë çështje, mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.

    Më 4 nëntor, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i të parit të shtetit. Detyrën e kreut të shtetit po e ushtron kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Një djalë 13-vjeçar nga Kosova, me inicialet D.Sh., është diagnostikuar me leukemi dhe aktualisht po trajtohet në qytetin Nancy të Francës. Fatmirësisht,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh është dyshuar për një mjet shpërthyes në një automjet....
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti është shfaqur në ishullin grek Skiathos, ku nga data 13 -17 po mbahet Simpoziumi i Symit, një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Të paktën 20 persona janë vrarë në një përplasje në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Gazën jugore të drejtuar nga Fondacioni Humanitar...
    Vip16 Korrik 2025
    Kiara Tito ka ndarë një moment të ëmbël e plot emocione në Instagram, ku shihet me mikeshën e saj të ngushtë Liesën...
    Lajme16 Korrik 2025
    Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka publikuar disa tabela, në të cilat ka paraqitur nivelin e importit nga Serbia në periudhën janar-maj 2024 dhe...
    Bota/Rajoni16 Korrik 2025
    Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet qendror të BE-së prej 1.816 trilionë eurosh për periudhën shtatëvjeçare nga viti 2028, pas ditësh negociatash...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi ka thënë sot se është i gatshëm që të shes pasurinë e tij, vetëm për të...
    Lajme16 Korrik 2025
    Pesë persona janë shoqëruar në polici, ku pas intervistimit dy prej tyre janë arrestuar pas aksionit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.