×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ky është vendi më tërheqës për punëtorë në botë

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    ër të pestën herë me radhë, Zvicra zgjedhet si vendi më tërheqës për punëtorë të kualifikuar nga e gjithë bota. Kështu vazhdon të jetë madje edhe në kohën e Koronës.

    Sipas studimit krahasues “World Talent Ranking” të realizuar nga shkolla e biznesit IMD Lozanë, Zvicra ka mbajtur vendin e parë edhe në edicionin e vitit 2020, pasuar nga Danimarka dhe Luksemburgu, shkruan sda.ch.

    Studimi thotë se Zvicra ka arritur të promovojë më së miri talentin vendor dhe është veçanërisht tërheqëse për punonjësit.

    Kjo është arsyeja pse ajo mban talentet e veta në vend dhe në të njëjtën kohë tërheq specialistë të huaj, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë, vendi alpin zë vendin e parë për dy nga tre faktorët e shqyrtuar në këtë studim krahasues.

    Zvicra ka një sistem shëndetësor efikas, shpenzime të larta publike për kokë banori për arsim dhe një cilësi të lartë të jetës.

    Por sipas studimit, Zvicra është gjithashtu lidere në fushën e arsimimit praktik dhe pagave, faktorë këta që kanë kontribuar në këtë rezultat.

    Shumë pak studentë të shkencave natyrore

    Për faktorin e tretë, i cili mat cilësinë e talenteve që janë në dispozicion në vend, Zvicra ka rënë këtë vit nga vendi i dytë në vendin e pestë. Në Zvicër, këtë vit ka pasur më pak studentë se vitin e kaluar që kanë marrë një diplomë në lëndët e matematikës dhe shkencave natyrore, përcjell albinfo.ch. Kur bëhet fjalë për arsimin, siç tregohet edhe nga studimi i Pizës nga OECD, Zvicra renditet vetëm rreth mesatares.

    Autorët e studimit vlerësojnë vendet që investojnë shumë në arsim – në të gjitha nivelet arsimore. Për të tërhequr ekspertët është gjithashtu e rëndësishme që ekonomitë të mbeten të hapura për punëtorët dhe idetë.

    Evropa Perëndimore, në krye

    Në renditjen e përgjithshme, vendet e Evropës Perëndimore janë në krye. Nga vendet fqinje të Zvicrës, vetëm Austria ka hyrë në dhjetëshen e parë dhe është në vendin e gjashtë (pas vendit të katërt vitin e kaluar), transmeton albinfo.ch. Ashtu si në vitin 2019, Gjermania është në vendin e 11. Franca ka humbur 3 vende dhe tani është në vendin e 28-të, ndërsa Italia mbetet vetëm në vendin e 36-të.

    Dhjetë vendet në krye të listës tani janë të dominuara nga vendet skandinave. Pas Danimarkës në vendin e 2-të, Islanda renditet e 4-ta, Suedia e 5-ta dhe Norvegjia e 7-të.

    SHBA ka humbur tre vende dhe kështu ka përfunduar në vendin e 15-të.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ka publikuar të dhëna të reja për fluksin e turistëve të huaj që...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Mendova se do të vdisja” Një alpinist në kantonin e Jurës u sulmua dhe u plagos rëndë nga një tufë lopësh. Perderisa...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Në vitin 2024, Inspektorati Federal për Instalime të Punës së Rëndë shqyrtoi mbi 1,000 pajisje elektrike. Rezultati: një e pesta e tyre...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, priti sot në takim ekipin e projektit të ri rajonal të Qeverisë së...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria në Ferizaj ka propozuar shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e zyrtarit...
    Lajme15 Korrik 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, për herë të 47-të me radhë, duke vazhduar krizën institucionale që ka...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj një të dyshuari për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.