×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump fiton Karolinën e Veriut dhe ngushton diferencën në 290-232 vota elektorale

    FrontOnline
    14 Nëntor 2020

    Presidenti Donald Trump ka fituar shtetin e betejës elektorale, Karolinën e Veriut. Trump bëri fushatë agresive në Karolinën e Veriut me tubime me pjesëmarrje fizike në kulmin e pandemisë së koronavirusit, ndërsa Biden përgjithësisht shmangu fushatën fizike elektorale dhe nuk e vizitoi personalisht këtë shtet në 16 ditët e fundit para zgjedhjeve.

    Fitorja e presidentit Trump në Karolinën e Veriut i jep atij 15 vota elektorale, duke ulur disavantazhin e tij në 290-232.

    Biden ruan një avantazh të lehtë në Xhorxhia, shtet me 16 vota elektorale. Gara mbetet shumë e ngushtë për të shpallur fituesin dhe po i nënshtrohet një auditi, raporton TCh.

    Ish-nënpresidenti Biden shpesh kritikoi menaxhimin e krizës së koronavirusit nga presidenti Trump dhe vendimin e tij për të mbajtur tubime fizike me pjesëmarrës që mbanin maskën shumë pak. Presidenti Trump u përpoq të bindte votuesit se ai do të ishte më i përgatituri për të rikthyer ekonominë në forcën e saj të periudhës përpara pandemisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)....
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.