×
  • Lajme
  • Lajme

    Jashari: Dikush dha urdhër të ndalet procesi i restaurimit të kompleksit memorial “Adem Jashari”, përgjegjësit do të bëhen të ditur javën tjetër

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Në vitin 1999, Qeveria e atëhershme e përkohshme e Kosovës, mori në mbrojtje kullën dhe një pjesë të asaj që sot quhet “Kompleksi Memorial Adem Jashari”, e cila as pas më shumë se 20 vitesh nuk u restaurua, e që për më keq është dëmtuar shumë që nga ajo kohë, e për punimet e së cilit është dhënë urdhër që të ndalen.

    Pasardhësi i kësaj familjeje, djali i Hamzë Jasharit, Bekimi i cili tani është edhe kryetar i Komunës së Skenderajt për herë të parë në intervistën në “Përballje”, ka thënë se dikush ka dhënë një urdhër me shkrim që të ndalohet procesi i ndërtimit të këtij kompleksi.

    Për emrin e personit, Jashari deklaroi se do ta bëj publik në momentin që ta marrë dokumentin në djalë, gjatë mbledhjes së ardhshme.

    “Secili prej tyre ka thënë se është një vend i shenjtë, fjalë të mira prej më të ndryshmeve. Por, për fat të keq nuk kanë bërë. Aty është rrezik, vetëm Zoti, sepse aty nuk shpëton një ditë pa lëvizë diçka. Dje ishim në komitetin për kompleksin, edhe si kryetar edhe si anëtarë i familjes. E votuam mënyrën e procedurës, për kompaninë konsulentë. Këtë votim e kemi bërë edhe kur ka qenë Qeveria Haradinaj, të njëjtën formë e kemi votuar, kur ka qenë kryesues Fatmir Limaj dhe ka qenë drejtori i prokurimit të Qeverisë dhe e pyeta a ka qenë njëjtë dhe pse nuk e ke vazhdu tash edhe njëherë po duhet me votu, e ai më tha se ka pas urdhër me u ndalu procesi. Unë kam kërkuar që në mbledhjen tjetër ai me sjell atë dokument, që me tregu kush ka dhënë urdhër për të ndaluar procesin e ndërtimit të kompleksit “Adem Jashari”. Unë nuk pranoj ndryshe me vazhdu, pa e parë atë shkresë, që me e ndalu këtë proces, besoj javën tjetër del ajo në mbledhje”, tha Jashari.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me veprimet e saj është jashtë kontrollit pasi sipas tij, po e...
    Lajme17 Korrik 2025
    Në një akt të vlerësuar të solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit, KosovaMed Healthcare ka dhuruar dy karrige elektrike të avancuara për personat...
    Lajme17 Korrik 2025
    Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti. Për këtë, kryeministri në detyrë, Albin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Qeveria britanike tha të enjten se do t’u lejonte 16 dhe 17-vjeçarëve të votonin, në atë që e quajti një moment historik...
    Lajme17 Korrik 2025
    Të enjtën rreth orës tetë të mëngjesit në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare janë përleshur fizikisht dy urologë. Burime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar ashpër Vjosa Osmanit pas deklaratave të saj se Hoti është jorelevant, dhe nuk ia...
    Lajme17 Korrik 2025
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët, pati sot nderin të mirëpresë Burkhard Balz,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një zjarr që përfshiu një qendër tregtare pesëkatëshe në qytetin irakian Kut ka lënë të paktën 60 të vdekur, thanë zyrtarët. Zjarri...
    Lajme17 Korrik 2025
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit e ka cilësuar Avdullah...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.