×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paga mesatare në sektorin privat për 6 vite është rritur vetëm 9.3%

    FrontOnline
    06 Shtator 2019

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Nivelin e Pagave në Kosovë për periudhën 2012-2018.

    Ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Sektorin Privat dhe Ndërmarrjet Publike në Kosovë.

    Në vitin 2012 pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 431 Euro, derisa në vitin 2018 ishin 558 Euro, një rritje prej 127 Euro ose 29.6%. Ndërsa, paga neto nga 384 Euro sa ishte në vitin 2012 është rritur në 498 Euro në vitin 2018, me 114 Euro më shumë, ose 29.8%.

    Paga mesatare bruto në Sektorin Publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2018 ishte 573 Euro, që është një rritje për 166 Euro ose 40.8%. Kurse, paga mesatare neto nga 353 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 509 Euro, një rritje prej 156 Eurosh ose 44.1%, raporton Front Online

    Sektorit Privat kishte një pagë bruto mesatare prej 367 Eurosh, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 ishte rritur në 401 Euro, një rritje prej 34 Eurosh ose 9.3%. Derisa, paga neto nga 333 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 364 Euro, një rritje prej 31 Eurosh, ose 9.3 %.

    Paga mesatare bruto në Sektorin e Ndërmarrjeve Publike në vitin 2012 ishte 518 Euro, derisa në vitin 2018 ishte 699 Euro, që është një rritje prej 181 Eurosh ose 34.9%. Ndërkaq, paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 620 Euro në vitin 2018, një rritje prej 155 Eurosh ose 33.3%, raporton Front Online

    Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te Sektori i Ndërmarrjeve Publike, derisa me paga më të ulëta ishte Sektori Privat.

    Paga mesatare bruto në vitin 2018 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (843 Euro); informimi dhe komunikimi (717 Euro); xehetaria dhe gurëthyesit (639 Euro); derisa paga më e ulët ishte te bujqësia, pylltaria dhe peshkataria (256 Euro), raporton Front Online

    Paga mesatare neto në vitin 2018 sipas aktiviteteve ekonomike ka të njëjtën renditje: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (743 Euro); informimi dhe komunikimi (635 Euro); xehetaria dhe gurëthyesit (569 Euro); derisa paga më e ulët ishte te bujqësia, pylltaria dhe peshkataria (237 Euro) / Front Online /

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.