×
  • Lajme
  • Lajme

    ​VV: Në Podujevë nuk pati asnjë incident

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje, ka sqaruar se gjatë aksionit simbolik para Komunës së Podujevës, sot nuk ka ndodhur përleshje e as ndonjë incident tjetër.

    Kjo parti sqaron se pas vendosjes së pankartave në rrethojat e objektit të Komunës, disa zyrtarë komunalë kanë tentuar t’i largojnë ato.

    VV sqaron se pas aksionit, shefi i shtabit zgjedhor, Bahri Selimi, ka dhënë deklaratë në Polici lidhur me aksionin dhe qëllimin e tij.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Sot, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, kanë zhvilluar një aksion simbolik para Komunës së Podujevës lidhur me Kolektorin e ujërave të zeza. Ne përmes disa pankartave kemi kërkuar transparencë nga ana e zyrtarëve komunal për ta publikuar kontratën, fituesin e tenderit dhe menaxherin e projektit. Ky projekt që qytetarëve të Podujevës ju kushton 5.3 milionë euro dhe është marrë kredi 20 vjeçare për të. Gjatë aksionit, aktivistët tanë janë penguar nga shoferi i nënkryetarit Rudari dhe disa zyrtarë të tjerë komunalë duke tentuar që t’i largonin pankartat. Nuk ka ndodhur asnjë incident, dhe aktivistët tanë janë shpërndarë të qetë. Pas aksionit, shefi i shtabit zgjedhor, Bahri Selimi, ka dhënë deklaratë në Polici lidhur me aksionin dhe qëllimin e tij. Lajmi i publikuar gjatë ditës se ka pasë një përleshje në mes aktivistëve të VV-së me zyrtarë të komunës është i pavërtetë dhe dezinformues sepse është i pasaktë dhe tendecioz, andaj ne e demantojmë atë.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.