×
  • Lajme
  • Lajme

    Bisedat telefonike të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë mund të incizohen e dëgjohen nga Specialja

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Në objektin e paraburgimit në Hagë po qëndrojnë shtatë ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku 4 prej tyre po akuzohen për krime lufte, vrasje dhe trajtim mizor të njerëzve.

    Të paraburgosurit lejohen që t’i telefonojnë familjarët e tyre, por bisedat e tyre mund të incizohen e të dëgjohen nga shefi i objektit të paraburgimit në Hagë. Megjithëkëtë, ata informohen paraprakisht se biseda e tyre do të incizohet.

    Të paraburgosurit në objektin e Dhomave të Specializuara mund t’i kryejnë dy lloje të telefonatave, të mbrojtura dhe jo të mbrojtura.

    Telefonatat jo të mbrojtura të paraburgosurve mund të mbikëqyren në mënyre pasive, që nënkupton incizimin digjital të bisedave telefonike, pa dëgjimin e njëkohshëm të tyre.

    Sipas Udhëzuesit të Punës së Zyrës Administrative në lidhje me të paraburgosurit thuhet se të paraburgosurit informohen për mbikëqyrjen pasive të bisedave të tyre telefonike në linja jo të mbrojtura.

    Në nenin 17 të këtij udhëzuesi thuhet se shefi i paraburgimit mund të dëgjojë deri në dhjetë (10) për qind të të gjitha bisedave telefonike që incizohen digjitalisht çdo javë, të cilat përzgjidhen në mënyrë rastësore.

    Po ashtu Administratori mund të vendosë që bisedat telefonike me një të paraburgosur të dëgjohen, të përmblidhen dhe të transkriptohen. Kjo mund të ndodhë nëse administratori vendosë kufizime të domosdoshme dhe proporcionale mbi vizitat dhe komunikimet të një të paraburgosuri specifik.

    Më 5 nëntor janë konfirmuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët po atë ditë janë dërguar në Hagë. Të dy po akuzohen për krime lufte, vrasje e trajtim çnjerëzor.

    Por, bastisje dhe arrestim ka pasur edhe më 4 nëntor ndaj Jakup Krasniqit, i cili pas 8 orësh bastisje në shtëpinë e tij, ai u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara. Ditën e njëjtë pas orës 17:00 është konfirmuar edhe një aktakuzë ndaj Rexhep Selimit.

    Ndërsa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë arrestuar nga Policia e EULEX-it me datën 25 shtator, në Prishtinë. Po atë ditë, ata u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ndaj tyre është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Avokati, Ardian Bajrakti, ka thënë se 6 korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj e ka gjobitur një 21-vjeçar pasi ishte duke vozitur 70 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i lejuar...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një grua dyshohet se ka shqetësuar ish-bashkëshortin e saj në Prishtinë, derisa sipas policisë, thuhet se ajo i ka shkuar në banesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tre shtetas të Shqipërisë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, për vepra të ndryshme penale. Të njëjtit, sipas Policisë së Shqipërisë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sulmi vdekjeprurës i papritur në Gaza ishte pothuajse aq tronditës sa vendndodhja e tij, shkruan CNN. Natën e së hënës, një grup...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Autoritetet belge njoftuan sot se kanë kthyer në Egjipt një sarkofag 3,000-vjeçar që u sekuestrua nga policia në Bruksel në vitin 2015....
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.