×
  • Lajme
  • Lajme

    A rrezikohet mbyllja e kufiijve pas rritjes së rasteve me covid- Deklarohen nga Qeveria e Kosovës

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Situata epidemiologjike në vend ka ditë që e ka marrë teposhtzën.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 13 raste të vdekjeve dhe 963 raste të reja me koronavirus. Situatë e rënduar është edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut.

    Por, a do të ndikojë rritja e këtyre rasteve që këto shtete t’i mbyllin kufijtë sërish?Rastet pozitive me koronavirus janë rritur dukshëm gjatë javëve të fundit.Një prej arsyeve që ka ndikuar në shtimin e këtyre rasteve është edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e mërgimtarëve.

    “Për më tepër, në rritjen e rasteve si duket ka ndikuar edhe heqja e Kosovës nga lista e vendeve me rrezik të lartë dhe ardhja masive e bashkë-atdhetarëve këtyre ditëve në Kosovë, nga vendet evropiane që këtyre ditëve po shënojnë gjithashtu ngritje të madhe të rasteve me Covid-19”, kishte deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, menjëherë pas rritjes së shifrave të të prekurve.Madje, menjëherë ishte vendosur si kusht posedimi i një testi PCR-Negativ jo më i vjetër se 72 orë për shtetasit e vendeve me rrezik të lartë infektimi.Por, a ka gjasa që të mbyllen sërish kufijtë për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje?Në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës deklarojnë se s’ka ndonjë vendim për mbyllje të kufijve.Por, thonë se nëse ndërmirret një masë e tillë, do të publikohet paraprakisht që të njoftohen qytetarët.“Nuk ka ndonje vendim rreth mbylljes se kufijve. Çfarëdo mase që ndërmirret në varësi të situatës, publikohet paraprakisht me qëllim që qytetarët të njoftohen me kohë”, kanë deklaruar nga MSH-ja për Express.

    Me situatë të rënduar po përballet edhe Shqipëria.

    Por, as në këtë shtet duket se nuk po e shohin mbylljen e kufijve si zgjidhje.Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Gelardina Prodani, ka thënë se po e ndjekin me vëmendje ecurinë e pandemisë në të gjitha vendet dhe se po marrin masa varësisht nga situata epidemiologjike.Bazuar në këtë situatë, Prodani thotë se ende nuk është diskutuar një kufizim i tillë.“Komiteti Teknik i Ekspertëve ndjek me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend dhe të gjitha vendet e botës. Të gjitha masat e marra janë në përputhje me dinamikën e situatës epidemiologjike si dhe faktorëve që e ngadalësojnë përhapjen e virusit. Për sa më sipër, parasysh ecurinë e situatës në vend nuk është diskutuar ende kufizimi i mundshëm për mbylljen e kufijve”, thuhet në përgjigjet e Prodanit për Express.

    Gjendje e rënduar është edhe në Maqedoninë e Veriut.Megjithatë, as atje mbyllja e kufijve nuk është folur si opsion.Zëvëndësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka thënë se deri tash në Maqedoninë e Veriut nuk është diskutuar për mbyllje.Por, thotë se të hënën do të mblidhet komisioni dhe mbetet të shihet nëse do të përmendet apo vendoset për një opsion të tillë.“Nuk është diskutuar për mbyllje deri tani. Të hënën kemi komision, do e shohim dhe do vendosim”, ka thënë Hasani .Ndryshe, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Kosovës i janë shtuar 963 raste të reja me COVID-19.Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 27 mijë e 851, me gjithsej 798 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.Aktualisht në gjithë vendin janë 10 mijë e 191 raste aktive me sëmundje.“Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.191”, thuhet në raportin e IKSHP’së.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.