×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Në ora 18:00 fuqizohen masat anti-Covid, bëhuni pjesë e betejës që ta fitojmë këtë luftë

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nga ora 18:00 fillojnë masat e reja të qeverisë së Kosovës, anti-Covid.

    Në këto masa të reja, zonat e kuqe do të përballen me orë policore pas orës 19:00, shkruan lajmi.net.

    Në qytetet e reja të cilat janë në zona të verdha dhe të gjelbra do të ndërprehen të gjitha aktivitetet ekonomike pas orëve të caktuara sipas masave të reja, por qarkullimi i lëvizjes s’do të ndalet.

    “Mjekët, infermierët, stafi teknik, Policia e Kosovës, Inspektoratet qendrore, Inspektoratet komunale, Shtabet emergjente, donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Edhe vendi ynë i ka mundësitë e kufizuara për numrin alarmant të të infektuarve. Mos e shto numrin e të infektuarve nga pakujdesia apo moszbatimi i masave. Përfill masat për pengimin dhe luftimin e virusit. Ne, bashkë, do ta fitojmë luftën me kontributin e secilit nga Ju. Bëhu pjesë e secilës betejë, duke respektuar masat, ta fitojmë luftën kundër Covid19.”, tha Zemaj.

    Ky është postimi i tij:

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
    Nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës. Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit, me zona. Në zonën e kuqe janë 9 komuna, në zonën e verdhë janë 19 komuna dhe në zonën e gjelbër janë 10 komuna.
    Masat do zbatuar dhe përmbajtur të gjithë, pa përjashtim. Por, pa ndihmën e përkrahjen tuaj, nuk mund të arrijmë sukses. Pengimi i virusit është prioritet. Prandaj masa e kufizimit të lëvizjes është masë parandaluese, si dhe masat tjera për luftimin e virusit.
    Në këtë luftë kundër virusit Covid 19, jemi bashkë, me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, dhe ju, qytetarë të nderuar. Andaj, fitorja jonë kundër virusit fillon nga ju, ruajtja e shëndetit tuaj, të familjes tuaj. Kështu duke e penguar përhapjen e virusit, ju e ndihmoni sistemin tonë shëndetësor, mjekët dhe infermierët, kështu ju ndihmoni shtetin tonë.
    Bashkëpunimi, mirëkuptimi, besimi, durimi, guximi dhe solidariteti, do të jenë tepër të domosdoshme për të gjithë neve, për ta fituar këtë luftë nga një armik si virusi.
    Kushti i parë për sukses në këtë betejë, është të mos i japim hapësirë e mundësi virusit. Secili e ka në dorë ta kufizojë mundësinë e veprimit të tij, prandaj qëndro në shtëpi .
    Mjekët, infermierët, stafi teknik, Policia e Kosovës, Inspektoratet qendrore, Inspektoratet komunale, Shtabet emergjente, donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Edhe vendi ynë i ka mundësitë e kufizuara për numrin alarmant të të infektuarve.
    Mos e shto numrin e të infektuarve nga pakujdesia apo moszbatimi i masave. Përfill masat për pengimin dhe luftimin e virusit.
    Ne, bashkë, do ta fitojmë luftën me kontributin e secilit nga Ju. Bëhu pjesë e secilës betejë, duke respektuar masat, ta fitojmë luftën kundër Covid19.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Porkuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar public është kapur me ryshfet. Ai është arrestuar si zyrtar I...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dalë në reagim pasi Gjkata dënoi me burg disa akterë në rastin “Veteranët”. OVL-UÇK...
    Lajme14 Korrik 2025
    Është arrestuar sot në Prishtinë, një zyrtar publik (i gjendjes civile), pasi që sipas njoftimit nga policia, i dyshuari kishte kërkuar dhe...
    Sport14 Korrik 2025
    Raportimet nga Belgjika sugjerojnë se ende nuk është konfirmuar nëse Ardon Jashari do të jetë i disponueshëm për fillimin e stërvitjeve parasezonale...
    Lajme14 Korrik 2025
    Lul Raka, mikrobologu, ka njoftuar se është duke qëndruar Ukrainë në një mision të organizuar nga “Columbia University” i New York-ut, për...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rrallë është regjistruar në një zonë malore të Kosovës, ku një familje, gjatë një pikniku...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.