×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Do të dëshmojmë se nuk do të ketë të paprekshëm para ligjit

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti shuarjen e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës e ka cilësuar si vendim të duhur duke garantuar se nuk do ketë të paprekshëm para ligjit. Në interpelancën ku është ftuar në Kuvend, Hoti përsëriti se puna e task-forcës do të vazhdojë e papenguar në Policinë e Kosovës.

    Kreu i qeverisë në foltoren e Kuvendit tha se me vendimin për shuarje të kësaj task-force do t’i hapet rruga vendit për integrim në strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

    “Ky vendim i qeverisë nuk ka asnjë objektiv tjetër, përpos luftimit të korrupsionit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative me të cilat po përballet shoqëria jonë demokratike. Objektiv mbetet zhvillimi i kapaciteteve që luftojnë dukuritë korruptive sipas kornizës ligjore dhe jo me vendime administrative arbitrare. Objektiv tjetër i qeverisë është ruajtja dhe fuqizimi i pavarësisë së hetimeve profesionale dhe duhet eliminuar ndërhyrja dhe ndikimet e çfarëdollojshme dhe kjo garantohet me ligje dhe kushtetutë të vendit. Me këtë vendim do të dëshmojmë se nuk do të ketë të paprekshëm para ligjit, do t’i tregojmë botës demokratike që do të rreshtohemi karshi tyre në luftimin e korrupsionit. Me këtë vendim Kosovës do t’i hapim mundësitë drejt integrimit të strukturat ndërkombëtare të sigurisë”, tha ai.

    Hoti theksoi se do të fuqizohet përmbajtja e task-forcës dhe se në strukturimin e ri, e njëjta do të jetë më efikas në luftimin e korrupsionit.

    “Nuk po e pengojmë punën e tyre, por po e fuqizojmë përmbajtjen. Prandaj me strukturimin e ri dhe organogramin e ri sipas ligjit, ne besojmë që ky departament do të jetë më efikas në luftimin e korrupsionit. Ky vendim nuk cenon kontributin dhe përfshirjen e partnerëve tanë strategjikë, por ka të bëjë më ngritjen e përgjegjësie aty ku organet e rendit vlerësojnë se ka mungesa të duhura ligjore për luftimin e korrupsionit”, tha ai.

    Shefi i ekzekutivit tregoi edhe disa nga arsyet pse kanë shtyrë të marrë një vendim të tillë.

    “Ky vendim i yni eliminon mundësinë e bartjes së përgjegjësisë nga një sektor në sektorin tjetër. Eliminon dyfishimin e institucioneve që kanë mandat ligjor të merren me çështje të caktuara dhe në të njëjtën kohë e rritë përgjegjësinë e të gjithave për luftimin e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative. Departamenti special antikorrupsion ka funksionuar brenda departamenteve të hetimeve. Pra kemi departamente brenda departamenteve që është dyfishim dhe përzierje e kompetencave dhe përgjegjësisë. Ne me këtë vendim vetëm po e qartësojmë mënyrën e funksionimit të departamentit të hetimeve brenda policisë”, u shpreh Hoti./E.Zeqiri

    Nga Rubrika
    Lajme28 Korrik 2025
    Alternativa, partia e Mimoza Kusari Lilës dje mbajti një ceremoni me rastin e 8-vjetorit të themelimit të kësaj partie. Këto tetë vjet...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Paris Guri i cili kishte kërkuar nga ajo “t’i kthente paratë”,...
    Lajme28 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së PDK-së lidhur me moskandidimin e tij për një...
    Të tjera
    Kronika28 Korrik 2025
    Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë  realizuar 221 urdhëresa gjykate në lokacione të ndryshme dhe në kuadër të operacioneve të ndara....
    Kronika28 Korrik 2025
    Një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje në Klinë, me ç’rast viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore....
    Kronika28 Korrik 2025
    Një grua është raportuar e zhdukur në Skenderaj, që nga 24 korriku. Sipas policisë, ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj,...
    Kronika28 Korrik 2025
    Një qytetar në Lipjan  ka raportuar në polici se kishte vërejtur një armë zjarri të braktisur në tokë. Pas raportimit, njësitë policore...
    Lajme28 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Aleksander Vlajiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj...
    Kronika28 Korrik 2025
    Të dielën në mesditë, një 33-vjeçar u hodh në Liqenin e Ujamit, dhe më nuk është parë. Kërkimet për gjetjen e trupit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.