×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen Bekë Berisha: Ky Avdullahu i vogël e me syza shkoi e kreu marrëveshjen, tjerëve nuk ua majti

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka prekur, me aq sa ka mundur, tema në seancën e sotme të Kuvendit për interpelancë. Ka mbrojtur kryeministrin Avdullah Hoti, e ka folur për “ata që u tutën” të shkojnë e të takohen me Trumpin, duke aluduar në ish-kryeministrin

    Sipas Bekë Berishës, vendi nuk mund të përçahet edhe më tutje, sepse ka arritur kulmin e përçarjes. Me një gjuhë jo aq të përshtatshme, deputeti i AAK’së, ka mbrojtur kryeministrin Hoti në një interpelancë të thirrur ndaj tij në Kuvend.

    S’ka ku na përçajnë më shumë, se s’ka ku shkon më shumë. Historikisht kemi qenë kështu”, ka thënë Berisha.

    Duke komentuar kryeministrin Hoti fizikisht “me syze”, “i vogël”, Bekë Berisha thotë se është në përkrahje të kryeministrit që mori vendime të guximshme.

    “Shumë prej burrave nuk jau majti me shku me u taku me presidentin Trump, se u tutshin mos po iu del me një shpatë, se ai Trumpi nuk i vet letrat. E po të dilte një marrëveshje e keqe, do të thoshte që ky tradhtari,

    “Po të ishte një marrëveshje e mirë, krejt kishin thanë na e kryjtëm, se këtë Avdullahun e vogël nuk e pyet askush”, ka shtuar ai.

    “E mori guximin qyky Avdullah Hoti me syza e shkoi e kreu marrëveshjen”.

    Berisha ka komentuar nedhe cështjen e Presidentit, për të cilin post, ai e përkrah shefin e partisë së tij, Ramush Haradinajn.

    “Në këtë situatë, krejt këta deputetë me i pyet a dojnë me u bë President, krejt thonë po. Unë e di që shumë këtu janë të mençur, por po du me thonë një fjalë të Ahmet Zogut: Unë jam mbret i dy milionë mbretërve, e Shqipëria si një pus”.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...
    Lajme12 Korrik 2025
    Trupi Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani në SHBA deklaroi se Marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar në shtator të 2020-ës mes Kosovës dhe Serbisë, është zbatuar....
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në Shqipëri, 5 nga të cilat janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes...
    Lajme12 Korrik 2025
    Ka përfunduar protesta paqësorë për 27 vjeçarin Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan. Në këtë protestë morën...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra thotë se moskonstituimi i Kuvendit, përveq faktit se ka lënë pa buxhet disa komuna, ka bllokuar tërësisht...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tri dekada pas gjenocidit në Srebrenicë, përballja me të kaluarën në Serbi mbetet ende e shtypur në margjinat e shoqërisë. Derisa shoqëria...
    Sport12 Korrik 2025
    Liverpooli do të tërheqë nga përdorimi fanellën me numër 20 në nder të sulmuesit Diogo Jota, i cili vdiq tragjikisht në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.