×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Mbrojtja e mjedisit, e rëndësishme për shëndetin tonë dhe të ardhmen evropiane

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti sot ligjeratë online me studentët e RIT Kosovo. E ftuar si folëse në kuadër të lëndës: Politikat Energjetike, u.d. Presidentja Osmani foli për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimet në sektorin e energjisë dhe obligimet në këta dy sektorë karshi marrëveshjeve rajonale e ndërkombëtare, në veçanti karshi integrimit evropian.

    U.d. Presidentja Osmani theksoi që për mjedisin nuk duhet folur vetëm në ditë të veçanta, por që kjo është një temë që duhet të bëhet prioritet në nivel nacional, si dhe duhet të jetë brengë e çdo qytetari të Kosovës ngaqë ka të bëjë drejt për drejt me ruajtjen e shëndetit tone, por edhe me të ardhmen evropiane.

    Ndër të tjera, u.d. Presidentja Osmani tha:

    E ardhmja është padyshim e gjelbërt, mirëpo ne duhet të sigurohemi për një mobilizim sistematik dhe planifikim strategjik të sektorit të energjisë, duke u përkujdesur për mbrojtjen e mjedisit, duke garantuar sigurinë e furnizimit, dhe duke respektuar obligimet tona karshi marrëveshjeve rajonale e ndërkombëtare.

    Ajo tutje theksoi se Marrëveshja e Gjelbërt Evropiane tashmë konfirmon që e gjithë Evropa është orientuar drejt transicionet energjetik dhe që të ardhmen dhe zhvillimin ekonomik e sheh gjithmonë në harmoni të plotë me mjedisin. Andaj, duhet të sigurohemi që Kosova, si vend që aspiron integrimin në BE, të bëjë përgatitjet e duhura për sfidat që na presin në këtë rrugëtim.

    Studentët e RIT Kosovo mirëpritën ligjeratën e Osmani dhe shprehën interesim për çështje të shumta, siç është liberalizimi i tregut energjetik, taksat e karbonit, investimet në hidrocentrale të vogla dhe dëmi në mjedis, përdorimi i qymyrit nëpër shtëpija, nevoja për investime në fushën e efiçiencës së energjisë etj.

    Presidenti i RIT Kosovo, Kamal Shahrabi dhe ligjëruesja e lëndës, znj. Shqipe Neziri-Vela falënderuan u.d. Presidenten Osmani për kontributin e saj në këtë ligjeratë. Ata e vlerësuan lart angazhimin e saj për vetëdijësim të qytetarëve dhe të institucioneve mbi këto tema, si dhe përkushtimin për një orientim të ri në politikat mjedisore dhe energjetik. /Lajmi.net/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyret e AAK-së, emisaren speciale britanike, Karen Pierce. Dyshja siç bëri të ditur i pari...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, thotë se, edhe nëse administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është plotësisht e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Më 4 korrik dy persona kanë rrahur një tjetër në rrugën “Uesli Klark” nё Pejё. Policia, e cila kishte dalё në vendngjarje,...
    Të tjera
    Sport15 Korrik 2025
    Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025. Festivali është...
    Lajme15 Korrik 2025
    Miliarderi dhe ish-bashkëpunëtori i presidentit amerikan Donald Trump, Elon Musk, ka ndarë në profilin e tij në rrjetin social X një hartë...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se vendimi për të vazhduar me shitjen e armëve i dërgon një mesazh të...
    Vip15 Korrik 2025
    Aktorja e njohur e filmave për të rritur, Alby The Goat, po kalon një nga periudhat më të veçanta të jetës së...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës. Ai është Mehmet Kelmendi, i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.