×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Blerim Kuçi publikon lejet mejdisore lëshuar “Kelkos Energy”

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, është sqaruar në lidhje me dhënien e lejeve mjedisore për operatorin ekonomik “Kelkos Energy”.Kuçi ka sqaruar se nuk ka qenë dijeni rreth këtyre lejeve të dhëna duke theksuar se nuk është në dijeni të të gjitha aplikacione që dorëzohen në ministri.Ai ka publikuar edhe dy lejet mjedisore që janë lëshuar.

    Reagimi i plotë:Gjatë këtyre dy ditëve është lakuar mjaft shumë emri im për çështjen e lëshimit të dy lejeve mjedisore për operatorin ekonomik “Kelkos Energy”. Është e vërtetë që dje në mëngjes kam deklaruar që “me sa di unë nuk i kanë marrë lejet”, pasi aq kam pasur infromacion në atë moment.Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ka me qindra aplikacione në sektorë të ndryshëm, për të cilat unë nuk mund të jem në dijeni rregullisht në kohë reale. Kjo ndodhë aq më shumë kur një proces sikur i Lejës Mjedisore zhvillohet mes departamenteve të ministrisë dhe Komisionit për Leje Mjedisore, teksa si proces përfundon tek Sekretari i ministrisë.

    Në asnjë moment nuk jam interesuar për të parë se ku ka shkuar procesi apo çka po ndodhë, pasi konsideroj që secili zyrtar duhet ta kryej punën e vet me përgjegjësi dhe në bazë të ligjit, duke mos pasur asnjë presion. Edhe për këtë temë, unë nuk jam interesuar ekskluzivisht për të parë çdo ditë se çka po ndodhë. Ajo që kam premtuar dhe i kam udhëzuar zyrtarët përkatës, ka qenë që të kthejmë përgjigje në afatet kohore të caktuara me ligj, PA PREODIKUAR në rezultat.Përveç thirrjes për interpelancë nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilës do t’i përgjigjem me plot dëshirë pozitivisht, unë po e ndjej të nevojshme që t’i përgjigjem edhe organizatave të shoqërisë civile, që dje nëpërmes rrjeteve sociale kanë kërkuar publikimin e lejeve të lëshuara.
    Këtu po publikoj të dy lejet mjedisore që i janë lëshuar këtij operatori ekonomik, edhepse ka aplikuar për tri leje mjedisore. Kësaj po i shtoj edhe sqarimin e Komisionit për Leje Mjedisore në lidhje me këtë proces. Përndryshe, inkurajoj që të aplikohet për qasje në dokumente zyrtare pasi do të vihet në dispozicion gjithçka që parasheh ligji. Nuk kemi asgjë të fshehim!Sqarimi nga Komisioni për Leje Mjedisore:“Kompania ‘Kelkos Energy’, kërkesës për Leje Mjedisore i ka bashkangjitur Pëlqimin Mjedisor për të tri Hidrocentralet.Kërkesës për Leje Mjedisore i ka bashkangjitur aplikacionet të ndara për të tri Hidrocentralet veç e veç, po ashtu Taksa për Leje Mjedisore është kryer për të tri Hidrocentralet veç e veç.
    Kompania ka bashkangjitur Lejet e Përdorimi për “HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”, Certifikatën e legalizimit për ndërtimin e tubacionit, veprës së marrjes dhe kabllove elektrike, po ashtu Lejen ujore për “HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”, për aprovimin e plotësimit të kushteve ujore, të parapara me lejet ujore paraprake, i ka për secilën veç e veç.Për Hidrocentralet HC “Belaja” dhe HC “Deçani”, kompania ka arritur të sjell të gjithë dokumentacionin që kërkohet në përputhje me Udhëzimin Administrativ për Leje Mjedisore 07/2017, ndërsa sa i përket HC- “Lumëbardhi II”, kompania nuk ka arritur të i përmbush kriteret sipas Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore 07/2017, për arsye se nuk ka arritur të pajiset me Lejet e shfrytëzimit të ujit dhe Lejet përdorimit të ujit.Gjithashtu komisioni për Leje Mjedisore, gjatë realizimit të vizitës në terren ka konstatuar së është bërë rehabilitimi i zonës ku janë zhvilluar punimet të HC “Belaja” dhe HC “Deçani, ndërsa të HC “Lumëbardhi II” nuk është bërë rehabilitimi i zonës ku janë zhvilluar punime, për ketë arsye ka mbetur në fuqi përgjigja e datës: 12.10.2020”.Blerim KuçiIniciativa për Progres – INPO, Kosovo Law Institute, Kosovo Foundation for Open Society (KFOS), Democracy Plus, Organizata Çohu / Preportr, Lëvizja FOL, Instituti Riinvest, EC Ma Ndryshe, ERA group, Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi, Kosovo Advocacy and Development Centre – KADC, Pishtarët

    Nga Rubrika
    Ekonomi12 Korrik 2025
    Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë janë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë,...
    Bota/Rajoni10 Korrik 2025
    Bitcoin ka arritur një rekord të ri historik, duke tejkaluar 112,000 dollarë. Bëhet e ditur se Bitcoin është rritur me afërsisht 20%...
    Ekonomi10 Korrik 2025
    Tashmë janë bërë mbi dy vite që prej kur Kosova u vu nën sanksione nga ana e Bashkimit Evropian. Ato që nga...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.