×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Veliu u takua me Drejtorin e Policisë së Shtetit të Italisë

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu gjatë vizitës në kryeqytetin e Italisë në Romë, së bashku me u.d. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, janë pritur në takim nga Drejtori i Policisë së Shtetit të Italisë, Franco Gabrielli.

    Me këtë rast ministri Veliu ka theksuar se me nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Policor, policitë e dy shteteve tona do të kenë një mjet shtesë në dispozicion për të forcuar bashkëpunimin, shkëmbyer përvoja, por më e rëndësishmja forcuar bashkëpunimin bilateral, në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

    Ministri Veliu është zotuar se Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë partneri i besueshëm i Republikës Italiane, ku do të ofrojë bashkëpunim proaktiv, të vazhdueshëm me qëllim të ruajtjes së sigurisë jo vetëm në të dy shtetet tona, por edhe të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

    Ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Gabrielli vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm me Policinë e Kosovës, veçanërisht në fushën kundër terrorizmit dhe shprehu përkushtimin për avancim të bashkëpunimit në përkrahje për përforcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pati një tryezë diskutimi...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se më 1 korrik të këtij viti, e ka dërguar...
    Lajme11 Korrik 2025
    Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se brenda muajit nëntor të këtij viti, Shqipëria do të ketë hapur të gjithë kapitujt e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka folur në një panel në Institutin Hudson gjatë vizitës së saj në SHBA për temën e paqes e...
    Sport11 Korrik 2025
    Liverpooli dhe Preston North End kanë zbuluar një sërë homazhesh prekëse që do të organizohen për të nderuar kujtimin e Diogo Jotës...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së...
    Lajme11 Korrik 2025
    Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit. Lidhur me...
    Lajme11 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën për seancën e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.