×
  • Lajme
  • Lajme

    “Specialja mund ta gjykojë Vuçiqin për krime lufte vetëm nëse këtë ia lejon parlamenti serb”

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejtësi ka thënë se prokurorët e Speciales në Hagë sipas tij po tregohen të pa sinqertë dhe po shpërndajnë dezinformata.

    Sipas tij, edhe vet prokurorët e këtij institucioni e dijnë se mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht vetëm serbët e Kosovës, dhe në asnjë rrethanë serbët e Serbisë.

    Madje sipas tij, edhe nëse kjo Prokurori ka prova se presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka kryer krime lufte, të njëjtat mund t’i hetojë vetëm nëse parlamenti serb lejon shtetin holandez t’i gjykojë këto krime përmes Speciales.

    Postimi i plotë i Miftarajt në Facebook:

    Prokurorët e Gjykatës Speciale të pa sinqertë dhe po shpërndajnë dezinformata.

    Edhe ata e dinë se të njejtit mund të hetojnë dhe ndjekin penalisht vetëm serbët e Kosovës dhe në asnjë rrethanë serbët e Serbisë.

    Edhe nëse kjo prokurori ka dëshmi të mjaftueshme se Presidenti serb Vuçiq ka kryer krime lufte në Kosovë e në bazë të hierarkisë i njejti është përgjegjës për krime lufte në Kosovë, e vetmja mundësi që të hetohen Vuçiq dhe ata që kanë udhëhequr luftën e shtetit serb në Kosovë është që parlamenti i Serbisë të i lejoj shtetit të Holandës të gjykoj këto krime përmes Gjykatës Speciale që eshte themeluar nga Kuvendi I Republikës së Kosovës.

    Kosova pa humbur kohë duhet të marr situatën në kontroll dhe të hetoj vetë krimet e luftës në Kosovë, dhe të mos bie viktimë e gënjeshtrave të Prokurorit të Specializuar në Hagë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme, LDK-ja sot do ta dorëzojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ky vendim do të dorëzohet nga...
    Lajme16 Korrik 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje...
    Lajme16 Korrik 2025
    Artan Abrashi pritet të jetë kandidati zyrtar për kryetar komune në Prizren nga Lëvizja Vetëvendosje. Këtë e konfirmoi anëtari i kësaj partie,...
    Të tjera
    Sport15 Korrik 2025
    Kosova U20 në basketboll ka arritur sukses, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B. Dardanët e rinj në një ndeshje...
    Lajme15 Korrik 2025
    Që nga mesi i muajit qershor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përmendur disa herë se e...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    Lajme15 Korrik 2025
    Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, u takua me...
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.