×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqata e Pacientëve mirëpret masat e reja anti-covid

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka vlerësuar se rritja enorme e numrit të rasteve të prekura me SARS COV 2, që për pasojë ka edhe numrin e lartë të vdekjeve në vend, nuk duhet të tolerohet të vazhdoj më tutje, prandaj, marrja e masave nga ana e Qeverisë nuk është një zgjidhje alternative por obligative.

    Kjo shoqatë thekson se e kuptojnë që shëndeti i ekonomisë është më i rrezikuar se asnjëherë tjetër, por pa një shëndet publik edhe ai ekonomik nuk do të na duhet.

    “Gastronomia duhet ta merr pjesën e vet të përgjegjësisë që ka sa i përket shëndetit publik edhe pse i bie barra më e madhe. Por këtë rregull e ka përcaktuar virusi dhe askush tjetër. Ftojmë të gjithë akterët politik, shoqërinë civile, mediat, bizneset dhe të gjithë qytetarët që së bashku ta luftojmë pandeminë dhe përhapjen e saj. Pa një aleancë të përbashkët, pandemia do të triumfojë dhe vdekjet do të jenë të pa shmangshme. Nga SHSKUK kërkojmë që menjeherë të rikthehen shërbimet shëndetësore që janë ndërprerë për pacientët JO-COVID. Ndërprerja është zgjidhja më e lehtë për ta, por më e vështirë për qytetarët. Ata duhet ta dijnë se aty janë për interesin e qytetarëve jo për të tyre. Ne e kuptojmë se funksionimi normal i këtyre shërbimeve nuk mund të bëhet, por ai duhet të organizohet në atë formë të termineve që nuk e rrezikon as shëndetin e pacientëve, e as të personelit shëndetësor. Shembuj të mirë për këtë janë Klinika e Gjinokologjisë, Neonatologjisë, Onkologjisë etj. Nderprerje e shërbimeve shëndetësore, në emër të mbrojtjes së shëndetit publik nuk shpie në një logjikë normale”, thuhet në një komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje...
    Lajme14 Korrik 2025
    Besim Kelmend, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po vazhdon vizitë se saj në SHBA në mesin e kësaj jave do të kthehet...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt ka ndarë dëshminë e tij për herë të parë para trupit gjykuës mbi situatën që ngjau në natën...
    Lajme14 Korrik 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar kandidatët të cilët kanë dështuar ose munguar në testime fizike se me datë 10...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një person ka raportuar se persona të panjohur me përdorim të forcës kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së presidentes Osmani se Trump së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës në...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohen të gjitha...
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës. “ Nga zyrtarët policor të rajonit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.