×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Deklaratat e Vuçiqit janë të kota, Serbia e ka humbur luftën dhe Kosova është shtet

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Kryeministri Edi Rama ka folur për Kosovën dhe komentoi deklaratat provokuese të Aleksandër Vuçiq.

    Sipas Ramës nuk ka asnjë mundësi që Kosova dhe Serbia të përfshihen në luftë.

    “Për çfarë lufte flitet. Çfarë lufte provokoi Vuçiq. Serbia e ka humb luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera, ata janë deklarata të kota”- tha Rama në TopChannel.

    Një deklaratë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili e krahason konfliktin me Kosovën me atë të Nagorno-Karabak ka ngritur reagime të shumta në Kosovë.

    Vuçiç tha për gazetarët se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën, ndërsa për ta ilustruar pasojat që mund të ketë sipas tij ka përmendur luftën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke thënë se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”.

    Ai theksoi që Beogradi duhet të punojë për arritjen e zgjidhjes përmes kompromisit me Kosovën.

    “Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiq.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Në një ceremoni solemne të mbajtur të premten, është diplomuar gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës. Plot 279 kadetë kanë përmbyllur...
    Lajme11 Korrik 2025
    Aktori dhe skenaristi Naser Rafuna ka reaguar publikisht ndaj Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), duke e akuzuar për padrejtësi dhe mungesë transparence...
    Lajme11 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, është nisur drejt Dubrovnikut për të marrë pjesë në...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që tronditi Ballkanin...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Kreu i Qeverisë në Shqipëri, Edi Rama, mbajti në takim sot me kryetarët e bashkive në vend. Gjatë fjalës së tij, ai...
    Lajme11 Korrik 2025
    Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.