Një burrë është therur me thikë në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
Në orët e mbrëmjes një grua e ka therur me thikë viktimën, i cili menjëherë ka marrë trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Sonte rreth orës 18:00, ne rr. Afrim Zhitia në Prishtinë, është raportuar për një rast të therjes me thikë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor nga kompetentet në vendin e ngjarjes.
“Sipas informatave dyshohet se viktima (mashkull) është goditur nga e dyshuara(femër), e cila është identifikuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme ligjore. Hetime tjera lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit janë në proces nga njësitet kompetente të policisë”, tha Hoxha.