×
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i LVV-së: Ta rrëzojmë Hotin bashkë me PDK-në, por “vijat e kuqe” s’janë hequr

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Lista serbe e cila është pjesë e Qeverisë “Hoti”, te mërkurën është deklaruar se është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit nga koalicioni qeverisës për shkak se partnerët nuk po respektojnë marrëveshjen.

    Por anipse deklarohen pro rrëzimit të kësaj qeverie, votat e tyre nuk do të jenë pjesë e nënshkrimeve të mocionit të nisur nga Vetëvendosja për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”.

    Nga Vetëvendosje po konsiderojnë se  nënshkrimet për ta thirrur seancën duhet të vijnë nga partitë shqiptare.

    Deputeti i kësaj partie, Agon Batusha për Front Online, tha se deklaratat e Listës Serbe janë “lojë për pazare politike”.

    “Pikë së pari ne e konsiderojmë këtë si një lojë politike të tyre, një pazar të ri politik, por nëse vjen puna që ata kanë vullnet për ta rrëzuar Qeverinë ne nuk do t’iu kërkojmë nënshkrimet për thirrjen e seancës. Konsiderojmë se 40 nënshkrimet për thirrjen e seancës duhet të vinë nga partitë shqiptare, pastaj për votim në seancën për rrëzimin e qeverisë ne nuk mund t’ia ndalim asnjë deputeti të votoj si ka dëshirë apo vullnet”, tha ai.

    Ai tha se për nënshkrimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë i është bërë një ofertë publike Partisë Demokratike të Kosovës, por deri me tani nuk janë përgjigjur përveç deklaratave televizive.

    “I është ofruar publikisht që të bëjnë nënshkrimet dhe deri sot ata nuk janë përgjigjur, pos që kanë dhënë deklarata dhe deklaratat kanë përfunduar në studio televizive, por jo në praktikë”, tha Batusha për Front Online.

     

    Deputeti i VV-së: PDK-ja po luan lojë politike duke bojkotuar Kuvendin

     

    PDK-ja përmes një konferencë për medie është deklaruar se për një javë nuk do të merr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, për shkak të zhvillimeve të fundit të Gjykatës Speciale.

    E mospjesëmarrja e PDK-së në seanca e ka vështirësuar punën pasi që seancat po dështojnë për mungesë të kuorumit.

    Bojkotin që PDK-ja ia bëri seancave të Kuvendit, nga Lëvizja vetëvendosje po e shohin si veprim të pa sinqertë dhe lojë politike në mes të LDK-së dhe PDK-së.

    “Unë mendoj që bojkotimi nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka të bëjë me Gjykatën Speciale për shkak se ata vetë e kanë votuar Gjykatën Speciale kur Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar dhe kjo është e pasinqertë kundër qytetareve dhe atyre që po gjykohen, kjo është pjesë e lojës së PDK-së dhe LDK-së për Qeverinë dhe numrat që nuk i ka qeveria aktuale”, tha ai për Front Online.

     

    Deputeti i VV-së: Vendi duhet të shkoj në zgjedhje, Qeveria nuk po arrin t’i sigurojnë numrat

     

     

    Batusha tha se në rast se pozita nuk do të arrin që t’i siguroj numrat për seancat e ardhshme dhe votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

    “Në secilin shtet kur një qeveri përballet me situata të tilla që e cenojnë demokracinë dhe funksionimin normal të institucioneve ato shkojnë në zgjedhje, por ne po shohim se këta nuk po dorëzohen, por po tentojnë të bëjnë pazare vetëm për të mos shkuar në zgjedhje”, tha ai për Front Online.

     

    Vendi drejt zgjedhjeve? Vetëvendosje vija të kuqe për PDK-në

     

    Në rast se vendi shkon në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje për formimin e Qeverisë vazhdon të ketë vija të kuqe për PDK-në edhe pse në këtë parti po konsiderojnë se do t’i kenë numrat e mjaftueshëm ta formojnë qeverinë të vetëm.

    “Vija të kuqe me vendimin e këshillit të LVV vazhdojnë të jenë për PDK, ndërsa për subjektet tjera se si do të veprojmë mbetet pas rezultatit të zgjedhjeve për shkak se ne besojmë që do t’i marrim numrat e mjaftueshëm që Qeverinë ta bëjmë vet dhe me partitë minoritare joserbe”, tha Batusha për Front Online.

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Front TV02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Front TV02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se raporti i fundit i Departmanetit Amerikan të Shtetit, e ka rrënuar propagandën nga shumica...
    Front TV01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar kryeministrin,...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në...
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Lajme03 Maj 2024
    Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që ka përgatitur në publikimin e llogarive qeveritare të...
    Lajme03 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sonte përvjetorin e 24-të të themelimit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin ku...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë dyshohet se ishte marrë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.