×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Të mos vazhdohet dialogu me Serbinë pa u anëtarësuar Kosova në NATO

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashme Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se Kosova duhet të shtojë përpjekjet për anëtarësimin në NATO e tek pastaj të vazhdojë dialogun me Serbinë.

    MPJ ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të sotme të Aleksander Vuçiqit i cili kërcënoi Ballkanin me luftë të re.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës reagon ashpër ndaj deklaratave tendencioze të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ish ministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviqit, i cili sot kërcënoi hapur me luftë të re në Ballkan të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATO-n, duke thënë se Serbia duhet të vazhdojë forcimin ushtarak. Kosova nuk është as Nagorno-Karabakh, as konflikt i ngrirë. Reagimi dhe krahasimet e qëllimshme të Vuçiqit tregojnë qartazi qëllimin për destabilizim dhe krijimin e tensioneve të reja në rajonin e Ballkanit. Dihet botërisht pjesëmarrja e forcave të rregullta ushtarake serbe (përfshirë snajperistë) në Bjellorusi. Ushtarët e Serbisë janë parë të përfshirë aktivisht edhe në konfliktin në Ukrainë dhe është raportuar ndërkombëtarësh për përdorimin e armatimit serb në konfliktin Azerbajxhan-Armeni”, thuhet në reagim.

    “Është evidente dhe e qartë se pas imponimit të Rusisë në luftimet e rajonit të Nagorno-Karabakh, dhe paraqitjes së saj si “ndërmjetësuese për zgjidhjen e këtij konflikti nën sistemin “përçaj dhe sundo”, Rusia dhe Serbia si furnizueset kryesore me armë në këtë konflikt të armatosur po tentojnë të tërheqin paralele të tillë me qëllim të arsyetimit të militarizimit dhe armatimin e ushtrisë së saj me armatim jokompatibil me NATO. Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, në kundërshtim me vlerat evropiane e universale, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në Kosovë vitin 1999. Kosova do të shtojë përpjekjet për fillimin e anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike NATO, dhe tek pastaj do të duhej të vazhdojë dialogun me Serbinë”, thuhet tutje në reagimin e MPJ’së.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, po merr pjesë në dasmën e Teutës, vajzës së ish-presidentit historik...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kosova po përballet me një valë të nxehtësisë së pazakontë, me temperatura që po thyejnë rekorde historike. Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror...
    Lajme25 Korrik 2025
    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes, në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”, saktësisht në fshatin Llazarevë....
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    Vip25 Korrik 2025
    Kiara Tito ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale në një intervistë. Ajo ka folur për stilin e veshjes, teksa...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot ka dështuar për herë të 52-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, prezentë në sallë ishin edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Fluks i madh në pikat kufitare të Kosovës, pritje të gjata për hyrje në vend Me afrimin e muajit gusht dhe sezonit...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve...
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë, duke e quajtur atë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.