×
  • Lajme
  • Lajme

    Doktoresha Hysenaj: Ja dieta që mposht virusin, meshkujt preken më shumë nga Covid

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Në momentin e parë kur u bë publik për herë të parë e deri tani Covid 19 e ka futur botën në kaos. Me gjithë lajmin e para disa ditëve se është shpikur vaksina që ka 90% efektivitet, ende bota nuk e ka një vaksinë gati për të mposhtur virusin. Çdo ditë zbulohen informacione të reja për koronavirusin.

    Që nga nisja e pandemisë, shkencëtarët në mbarë botën janë duke punuar në laboratorë për të njohur më shumë virusin e ri, SarsCov2. Çdo ditë publikohen të dhëna shkencore se si sillet ky virus, a ka pësuar mutacione që nga fillimi i shfaqjes së tij në Wuhan e deri më sot, si sillet ai tek individë të ndryshëm dhe pse njerëz të shëndetshëm , aktivë dhe pa sëmundje shoqëruese mund të përjetojnë forma të rënda të tij.

    Në Universitetin e San Francisko të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një grup shkencëtarësh po punojnë në një laborator të sigurisë së lartë nëpërmjet eksperimenteve të ndryshme për të parë lidhjen që ekziston mes virusit SarsCov2 dhe gjeneve që ka trupi i njeriut. Studimi është i bazuar në injektimin e virusit COVID-19 (SarsCov2) në minimushkri të krijuara në laborator nga qelizat staminale të njeriut, për të parë se si sillen organet e individëve kur janë të prekur nga SarsCov2.

    Rezultatet e këtij studimi pritet të botohen në revistat më prestigjioze ndërkombëtare shkencore-mjekësore. Lisiena Hysenaj Doktoreshë në Shkencat Mjekësore dhe kërkuese në Universitetin e Kalifornisë të San Franciskos drejton projektin studimor për të kuptuar përse persona të ndryshëm përgjigjen në mënyrë të ndryshme ndaj virusit SARS-CoV-2 së bashku me profesorët Jeroen Roose dhe Profesorin Mathieë Krummel (autori i punimeve të çmimit Nobel në Mjekësinë vitin 2018).

    Po pse COVID-19 shfaq simptoma të ndryshme tek njerëz të ndryshëm? A janë përgjegjëse gjenet? A ka një lidhje mes faktorit gjenetik, që individë të ndryshëm përjetojnë simptoma të ndryshme? “Faktori kryesor që ne e dimë dhe jemi të sigurtë është se personat që preken më shumë nga SarsCov2 dhe kanë simptoma më të rënda janë personat me diabet të tipit 2 dhe personat që vuajnë nga obeziteti. Këta persona duhet të mbrohen më shumë se të tjerët. Ne gjatë këtij studimi kemi zbuluar gjëra të pabesueshme sesi reagon ky virus në trupin tonë.

    Trendi është që më shumë infektohen: personat që kanë diabet, obezët ata që kanë sëmundje imunitare dhe burrat më shumë sesa gratë. Por kemi studiuar edhe personat e rinj që janë infektuar dhe kanë pasur simptoma të rënda. U kemi bërë analizat gjenetike dhe kemi vënë re se ata kanë pasur gjene të veçanta që i predispozonte më shumë ndaj këtij infeksioni. Por ne nuk mund ta dinim përpara analizave gjenetike nëse këta persona kishin mutacione gjenetike, pra pa u prekur nga Covid-19 dhe pa u shfaqur simptomat.

    Por nga ana tjetër është e pamundur t’ju bëjmë analiza gjenetike të gjithë njerëzve dhe të zbulojmë sesi këto mutacione janë të shprehura në gjenet e tyre dhe të dalim në një konkluzion përfundimtar se çfarë gjenesh prek virusi. Pra ne mund ta kemi një mutacion gjenetik në trup (të gjithë njerëzit kanë) por varet nga jeta e shëndetshme ose jo që bëjmë nëse e kemi të shprehur këtë gjen. Pra dhe këto raste të veçanta të moshave të reja që preken nga SarsCov2 janë predispozim gjenetik që ne nuk mund ta dinim para se këta të infektoheshin me Covid-19 sepse vetëm kur ky virus prek trupin tonë zgjon pikërisht këto mutacione gjenetike”-tha Hysenaj

    Doktoresha e Shkencave Mjekësore dhe kërkuese në Universitetin e Kalifornisë të San Franciskos, Lisiena Hysenaj ka dhënë detaje të reja nga studimi ku ka treguar se pse burrat janë më të prekur nga Covid-19 se sa gratë.

    Teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel Hysenaj tha se kjo mund të lidhet me kromozonin X, por për momentin dihet  vetëm se ky është një dallim hormonal.

    “Duhet të jetë një faktor hormonal që akoma s’e kemi zbuluar sepse testosteroni bën që sistemi imunitar i meshkujve të jetë i ndryshëm nga ai i femrës.

    Kam shumë miq që më pyesin nëse kjo është e lidhur edhe me kromozonin X.

    Dhe po, mendoj se ka të bëjë edhe me kromozonin X. Por për momentin ne dimë që ky dallim është vetëm hormonal”, tha doktoresha Lisiena Hysenaj.

    Ajo u ka rekomanduar të gjithë të infektuarve me koronavirus që të ndjekin një dietë ushqimore, për ta përballuar më mirë këtë sëmundje. Doktoresha sugjeron gjithashtu se çfarë duhet të konsumojmë më së shumti.

    “Ajo që duhet të bëjmë gjatë kësaj kohe është që të minimizojmë sheqernat dhe kur them sheqernat edhe frutat. Nuk duhet të hamë më shumë se 2-3 fruta në ditë dhe sa më shumë zarzavate dhe perime dhe bukë të zezë. Duhet që konsumimi i sheqernave të jetë sa më i pakët që të ulet inflamacioni në trup. Pini sa më shumë çajra.

    Ne vitaminën C mund ta marrim nga çajrat e sidomos nga ai i trëndafilit të egër që ka shumë Vitaminë C. Dieta është e vetmi trajtim që kemi ne në dorë sepse ende nuk e dimë nëse ilaçet na bëjnë efekt apo jo”,- u shpreh doktoresha Hysenaj.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    Lajme25 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e enjtja, 25 korrik 2025, ka sjellë një valë të pazakontë të të nxehtit, me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.